⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,743 ▼ -0.41% ETH $2,232 ▼ -0.41% XRP $1.1593 ▼ -1.88% SOL $89.1700 ▼ -1.34%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Nivelet e ulëta të Danubit shkaktojnë probleme energjetike në Evropën Qendrore

BUDAPEST/GJENEVË, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit në Danub po shkaktojnë probleme serioze në prodhimin e energjisë elektrike në Austri, Hungari dhe Rumani.

Mungesa e reshjeve dhe pakësimi i ujërave të shkrira nga akullnajat kanë detyruar hidrocentralet dhe centralet bërthamore të ulin prodhimin ose të ndërpresin përkohësisht punën.

Situata po ndikon gjithashtu në transportin lumor, turizmin dhe peshkimin.

Në Hungari, autoritetet raportojnë se niveli i Danubit pranë qytetit Paks ka zbritur 121 centimetra nën rekordin e mëparshëm.

Kryeministri Peter Magyar njoftoi se të katër reaktorët e centralit bërthamor të Paksit do të ndalen gradualisht, pasi njëri prej tyre tashmë është fikur për shkak të mungesës së ujit të nevojshëm për ftohje.

Sipas tij, vendi mund të përballet me mungesa të energjisë që nga dita e hënë, ndërsa kërkesa për energji pritet të rritet me rreth 20% për shkak të temperaturave të larta.

Qeveria hungareze ka nisur të përdorë rezervat energjetike dhe po organizon importe të energjisë elektrike.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë energjie, si karikimi i automjeteve elektrike dhe kondicionerët, gjatë orëve të pikut nga 17:00 deri në 22:00.

Edhe Rumania po përballet me pasoja të ngjashme. Niveli i Danubit ka rënë në vetëm një të tretën e mesatares së muajit korrik, duke detyruar ndalimin e dy reaktorëve funksionalë të centralit bërthamor të Cernavodës, i cili zakonisht siguron rreth 20% të energjisë elektrike të vendit.

Megjithatë, Ministria e Ekonomisë ka deklaruar se nuk priten ndërprerje në furnizimin me energji.

Në Austri, kompania “Verbund”, operatori më i madh i hidrocentraleve në vend, njoftoi se prodhimi i saj është rreth 30% më i ulët se mesatarja afatgjatë.

Sipas zëdhënësit Florian Seidl, mungesa e dëborës dhe e ujërave të shkrira si pasojë e ngrohjes globale po pakëson ndjeshëm sasinë e ujit që ushqen Danubin gjatë verës.

Nivelet e ulëta të lumit po krijojnë probleme edhe për lundrimin. Këtë javë, një anije turistike me afro 240 persona në bord ngeci në një bankinë rëre pranë portit rumun të Cetates. Të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt, por incidenti tregon ndikimin e gjerë që thatësira po ka në gjithë rajonin e Danubit. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.