⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▲ +0.51% ETH $2,266 ▲ +0.51% XRP $1.2522 ▼ -0.06% SOL $94.5000 ▼ -1.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

Aksident tragjik me motor, humbin jetën dy shqiptarë në Kretë

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të së enjtes në ishullin e Kretës, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pas një përplasjeje të rëndë të motorit me të cilin po udhëtonin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në Rrugën Kombëtare pranë zonës Kolymbari, në Hania, ku një motoçikletë me të cilën udhëtonin dy persona, 28 dhe 34 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy shqiptarët kanë humbur jetën në vendngjarje. Një ambulancë e EKAB mbërriti në zonë, por ndërhyrja e ekipeve mjekësore ishte e pamundur për t’i shpëtuar dy të rinjtë.

Një dëshmitar okular, i cili kaloi pranë vendit të aksidentit, tregoi për ERT Chania momentet dramatike pas përplasjes:

“Motocikleta ishte ende duke lëvizur, ndërsa helmetat e dy të rinjve ishin hedhur disa metra larg, njëra prej tyre e dëmtuar. Telefonova menjëherë shërbimet e emergjencës dhe një ambulancë mbërriti shumë shpejt nga Kolymbari. Ekipet e shpëtimit nisën ndërhyrjen sipas procedurave, ndërsa vetëm pak minuta më vonë mbërriti edhe një ambulancë tjetër nga Kasteli, së bashku me një mjek.”

Policia Rrugore greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve që çuan në daljen e motoçikletës nga rruga.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.