⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.39% ETH $2,264 ▲ +0.45% XRP $1.2502 ▼ -0.28% SOL $94.3900 ▼ -1.54%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

Njëri nga Elbasani, tjetri nga Gramshi, këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik me motor në Kretë

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në ishullin e Kretës, në Greqi. Viktimat janë identifikuar si Edison Xhaka, 28 vjeç nga Elbasani, dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi.

Aksidenti ndodhi të enjten rreth orës 03:00 në aksin rrugor Kissamos–Hania, pranë zonës së Kolymbarit. Sipas autoriteteve greke, motoçikleta me të cilën udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar dhe është përplasur me barrierën metalike anësore.

Përplasja ka qenë fatale për të dy shqiptarët, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ekipet e emergjencës mbërritën në zonë, por nuk mundën t’u shpëtonin jetën dy të rinjve.

Mësohet se Edison Xhaka jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Kissamosit, ndërsa Aleksandër Toçila ishte vendosur aty prej disa kohësh për arsye pune.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje te komuniteti shqiptar në Kretë. Shoqata Shqiptare “Kastel” në Kisamo ka reaguar për humbjen e dy bashkatdhetarëve, duke i përshkruar si djem punëtorë dhe të respektuar, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe miqtë e tyre.

Sipas njoftimit të shoqatës, pritjet e ngushëllimeve për Edison Xhakën do të zhvillohen pranë banesës së vëllait të tij, Festim Xhaka, ndërsa për Aleksandër Toçilën do të organizohen në ambientet e shoqatës, e cila do të jetë e hapur për bashkatdhetarët.

Ndërkohë, autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik që u mori jetën dy të rinjve shqiptarë.

Edison Xhaka, 28 vjeç nga Elbasani, dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.