☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 85.03 ▲0.02%
ARI 4,715 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,892 ▲ +1.58% ETH $2,482 ▲ +0.91% XRP $1.4817 ▼ -2.22% SOL $98.3000 ▲ +2.93%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.03 ▲0.02 % ARI 4,715 ▲0.36 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.03 ▲0.02 % ARI 4,715 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
25 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Përmbytjet po i kushtojnë Evropës katër herë më shumë se 20 vite më parë

HAMBURG, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Përmbytjet po shkaktojnë dëme gjithnjë e më të mëdha në mbarë Evropën, sipas një analize të publikuar nga kompania e sigurimit të kredive “Allianz Trade”.

Sipas raportit, dëmi mesatar ekonomik i shkaktuar nga një përmbytje është rritur në rreth 400 milionë euro (afërsisht 457 milionë dollarë) në terma realë që nga viti 2020. Për krahasim, gjatë periudhës 2000–2019, dëmi mesatar ishte rreth 100 milionë euro për çdo përmbytje.

Autorët e analizës theksojnë se kjo rritje nuk lidhet me një shtim të numrit të përmbytjeve. Sipas të dhënave, Evropa ka regjistruar mesatarisht rreth 50 ngjarje përmbytjesh në vit që nga viti 2000.

Në vend të kësaj, është rritur ashpërsia e disa prej këtyre ngjarjeve. Si shembull përmenden përmbytjet shkatërrimtare të vitit 2021 në luginën Ahr të Gjermanisë, të cilat shkaktuan humbje të mëdha njerëzore dhe materiale.

“Allianz Trade” thekson se humbjet në rritje lidhen edhe me vazhdimin e ndërtimeve dhe zhvillimit ekonomik në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Sipas raportit me titull “Evropa nën ujë”, përmbytje të ngjashme sot shkatërrojnë shumë më tepër pasuri sesa do të kishin shkatërruar dy dekada më parë. Megjithatë, politikëbërësit mund të ndikojnë duke përcaktuar se ku ndërtohen banesat dhe ku zhvillojnë aktivitetin bizneset.

Raporti paralajmëron se përmbytjet nuk shkaktojnë vetëm shkatërrime të menjëhershme, por mund të frenojnë edhe rritjen ekonomike për një periudhë të gjatë. Investimet më të ulëta, rënia e të ardhurave dhe ngadalësimi i zhvillimit ekonomik janë ndër pasojat kryesore, tha Milo Bogaerts, drejtues i “Allianz Trade” në Gjermani.

Bazuar në llogaritje teorike, “Allianz” vlerëson se një përmbytje e madhe në Gjermani mund të ulë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të vendit me rreth 0,7% gjatë disa viteve.

Kompania u bëri thirrje autoriteteve të investojnë më shumë në mbrojtjen nga përmbytjet, duke argumentuar se përfitimet ekonomike do të ishin të konsiderueshme. Sipas Allianz, çdo euro e investuar në mbrojtjen nga përmbytjet mund të parandalojë rreth katër euro dëme. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.