☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.17 ▼0.39%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,252 ▼ -5.13% ETH $2,242 ▼ -7.34% XRP $1.2005 ▼ -8.98% SOL $90.1600 ▼ -6.8%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.17 ▼0.39 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Shefi i CIA-s, John Ratcliffe viziton Moskën

PARIS, 25 gusht /ATSH-AFP/ – Shefi i CIA-s, John Ratcliffe, vizitoi sot Moskën, sipas medieve amerikane CBS dhe Axios, ndërsa as Uashingtoni dhe as Moska nuk e kanë konfirmuar deri tani këtë vizitë.

Arsyeja e këtij udhëtimi, i cili do të përbënte vizitën e parë të njohur të John Ratcliffe në Rusi që prej marrjes së detyrës në vitin 2025, nuk dihet ende.

Një avion ushtarak amerikan u nis sot në mëngjes nga Letonia në drejtim të aeroportit moskovit ”Vnukovo”, sipas të dhënave të faqes online të gjurmimit të fluturimeve ”Flightradar24”.

Avioni kishte fluturuar fillimisht të dielën nga baza ajrore ”Andrews”, pranë Uashingtonit dhe e përdorur për udhëtimet e zyrtarëve të lartë, drejt Rigës, kryeqytetit të Letonisë.

I njëjti avion u largua nga kryeqyteti rus në fillim të mbrëmjes së sotme.

I pyetur gjatë konferencës së tij të përditshme, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk kishte “këtë informacion”.

Ai kishte deklaruar më herët gjithashtu se nuk ishte planifikuar asnjë takim në Kremlin me përfaqësues të administratës amerikane për këtë javë.

Vizita e rrallë e zyrtarit më të lartë të shërbimit të jashtëm sekret amerikan mund të shpjegohet nga një sërë çështjesh si konflikti në Ukrainë apo konflikti me Iranin, në një kohë kur Uashingtoni po përpiqet të bindë fuqitë e huaja t’i bashkohen strategjisë së tij të presionit ekonomik ndaj Teheranit ose shkëmbimet e të burgosurve.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë kryer në të kaluarën shkëmbime të tilla, por Uashingtoni kërkon ende kthimin e disa amerikanëve të ndaluar në territorin rus.

Presidenti Donald Trump, i cili dikur premtonte t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orësh, dëshironte të arrinte shpejt një marrëveshje paqeje, por negociatat sot kanë hyrë në ngërç.

Sipas ”Financial Times”, Shtetet e Bashkuara kishin marrë garanci nga Ukraina në fillim të javës se dronët e saj nuk do të godisnin Moskën dhe as disa zona të tjera, në mënyrë që të mundësohej udhëtimi i një zyrtari të lartë amerikan.

Forcat ukrainase kanë intensifikuar kohët e fundit sulmet ndaj territorit rus, ndonjëherë shumë larg vijës së frontit, në përgjigje të ofensivës në shkallë të gjerë të nisur nga Rusia në shkurt 2022./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.