☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

PELEGRINI: MALİ I ZI MUND TË BËHET REALISHT ANËTARJA E 28-të E BE-së DERI NË VITIN 2028

Foto: predsjednik.me

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pelegrini, ka deklaruar se vendi i tij mbështet fuqishëm ambicien e Malit të Zi për t’u bërë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028, duke vlerësuar se Samiti BE–Ballkani Perëndimor, i mbajtur në qershor në Tivat, ishte një pikë kthese për vendin.

Në një konferencë të përbashkët për media në Bratislavë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, Pelegrini tha se anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri në vitin 2028 është një objektiv realist, nëse vendi vazhdon me ritmin aktual të reformave dhe mbylljes së kapitujve negociues.

Millatoviq theksoi se Mali i Zi ka hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit evropian, duke rikujtuar se të gjithë kapitujt negociues janë hapur dhe më shumë se gjysma janë mbyllur përkohësisht.

Pelegrini e cilësoi Malin e Zi si lider në procesin e integrimit evropian dhe premtoi mbështetjen e mëtejshme politike dhe ekspertizën e Sllovakisë për përfundimin e negociatave.

Dy presidentët diskutuan edhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, investimet, energjetikën, infrastrukturën, digjitalizimin dhe turizmin, ndërsa theksuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe sigurisë evropiane.

Millatoviq tha se Mali i Zi dëshiron që fazën e fundit të negociatave ta përfundojë me institucione dhe projekte të gatshme për ditën e anëtarësimit, ndërsa Pelegrini theksoi se përfundimi i procesit malazez do të ishte një sinjal pozitiv për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.