🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,567 ▼0.13%
DOW 46,453 ▼0.24%
NASDAQ 21,809 ▼0.15%
NAFTA 111.34 ▲11.21%
ARI 4,697 ▼2.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,963 ▼ -1.65% ETH $2,057 ▼ -3.7% XRP $1.3030 ▼ -3.52% SOL $78.7900 ▼ -6.49%
S&P 500 6,567 ▼0.13 % DOW 46,453 ▼0.24 % NASDAQ 21,809 ▼0.15 % NAFTA 111.34 ▲11.21 % ARI 4,697 ▼2.41 % S&P 500 6,567 ▼0.13 % DOW 46,453 ▼0.24 % NASDAQ 21,809 ▼0.15 % NAFTA 111.34 ▲11.21 % ARI 4,697 ▼2.41 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Forumi ekonomik botëror në Davos

bbRevolucioni i katërt industrial, kriza e tanishme e refugjatëve dhe shkaqet e saj do të dominojnë diskutimet në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet këtë javë në Davos ndërsa delegatët filluan të mbërrijnë në Alpet zvicerane.

Ndërsa politikanët dhe udhëheqësit e biznesit nga e gjithë bota mblidhen në Alpet zvicerane këtë javë, drejtori menaxhues i Forumit Ekonomik Botëror tha se diskutimet do të dominohen nga revolucioni i katërt industrial, kriza e tanishme e refugjatëve dhe shkaqet e saj.

“Takimi vjetor i këtij viti ka tri shtylla kryesore. E para është natyrisht revolucioni i katërt industrial. Kjo do të thotë ndërthurja e  industrisë klasike nga njëra anë dhe asaj dixhitale nga ana tjetër. Shtylla e dytë është ajo humanitare, si të zgjidhen situatat në terren, kohezioni social dhe si të ndihmojmë refugjatët në një nivel global. Shtylla e tretë është çështja e shkaqeve. Cilat janë arsyet për refugjatët dhe sfidat diplomatike.”

Philipp Roesler, ish ministër i ekonomisë në Gjermani tha se delegatët në panelin e diskutimeve do të përballen me “pyetje gjeopolitike, çështje diplomatike dhe politike në Lindjen e Mesme si dhe në Azinë Lindore.

“Ne po përpiqemi të kombinojmë sektorin publik, politikën dhe ekonominë që të punojnë së bashku për të arritur një rritje të përgjithshme. Kjo do të luajë një rol të rëndësishëm këtë vit, për shembull në projektet individuale që adresojnë çështjen sesi të përfshihet më mirë brezi i ri në zhvillimet teknologjike dhe vendet e punës.”

Mes figurave kryesore në Davos do të jenë, nënpresidenti amerikan Joe Biden, Sekretari i Shtetit John Kerry, kyreministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrat e jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.