☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲11.93%
ARI 4,703 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▼ -2.3% ETH $2,060 ▼ -4.53% XRP $1.3153 ▼ -2.89% SOL $78.9800 ▼ -4.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲11.93 % ARI 4,703 ▼2.29 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲11.93 % ARI 4,703 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Franca në gjendje emergjence derisa ISIS-i të mposhtet

Franca do të mbajë në fuqi gjendjen e emergjencës derisa të përfundojë lufta totale dhe globale kundër Shtetit Islamik (ISIS). Kështu deklaroi kryeministri francez Manuel Valls në një intervistë për BBC.

Gjendja e emergjencës hyri në fuqi në Francë pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris dhe u vendos për 3 muaj. Në këtë situatë, policia franceze ka më shumë fuqi për të kryer kontrolle dhe për të vendosur arreste shtëpiake.

I pyetur për gjendjen e emergjencës, Valls tha se ajo do të zgjasë sa të jetë e nevojshme: “Për sa kohë ka kërcënim, ne duhet të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme. Ne do të luftojmë Shtetin Islamik kudo që të jetë dhe lufta që po bëjmë duhet të jetë totale, globale dhe e pamëshirshme”.

Kryeministri francez gjithashtu paralajmëroi se kriza e emigrantëve po e vendos në rrezik të madh Bashkimin Europian. Ai tha se Franca ishte në luftë dhe kjo do të thotë se duhen përdorur të gjitha mjetet pa shkelur demokracinë, për të mbrojtur popullin.

Valls tha se Evropa nuk mund të pranojë të gjithë refugjatët e krizave në Lindjen e Mesme, përndryshe shoqëritë evropiane do të destabilizohen plotësisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.