🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,669 ▼ -0.29% ETH $2,229 ▼ -0.2% XRP $1.1551 ▼ -1.63% SOL $89.1700 ▼ -0.89%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar AF Elbasanin dhe Vllazninë për shkelje të rregullave disiplinore gjatë ndeshjeve. Sipas vendimit, “AF Elbasani” është dënuar me gjobë në masën 100.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve […]

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar AF Elbasanin dhe Vllazninë për shkelje të rregullave disiplinore gjatë ndeshjeve.

Sipas vendimit, “AF Elbasani” është dënuar me gjobë në masën 100.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar.

Ndërkohë, edhe “KF Vllaznia” është gjobitur me 100.000 lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, përfshirë hedhjen e sendeve në fushë dhe përdorimin e koreve fyese ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Po ashtu, “KF Vllaznia” është paralajmëruar për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistat pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit. Komisioni thekson se në rast përsëritjeje, klubi do të përballet me masa të tjera disiplinore.

Sipas rregullores, ndaj këtij vendimi lejohet ankim brenda 3 ditëve në Komisionin e Apelit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.