🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.99 ▲4.86%
ARI 4,694 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,331 ▼ -2.78% ETH $2,042 ▼ -3.2% XRP $1.3082 ▼ -2.44% SOL $78.7900 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Furtunë në OSHE, SPAK nxjerr 4 urdhër-arreste për 4 zyrtarë të OSHE-së, reagon kompania

Furtunë në OSHE. SPAK ka nxjerrë 4 urdhër-arreste për 4 zyrtarë të OSHE-së, pasi akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzim me barazinë në tendera duke favorizuar një kompani italiane duke përfituar ryshfet 132 mijë euro. 4 zyrtarët favorizuan kompaninë italiane “Com Metodi” s.p.a me seli në Milano në Itali, dhe përfituan një ryshfet që shkon deri në 132 mijë euro. Tenderi i kundërshtuar u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë.

Aktualisht në pranga janë vënë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, Athinta Papa, Irma Derhiri, ndërsa Albana Ferraj, drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE është ende në kërkim. Albana Ferraj akuzohet për korrupsion pasiv, ku SPAK ka dhënë ndaj saj “Arrest me Burg”. Ndaj Elis Bushatit është dhënë “arrest me burg” për shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera. Ndërsa ndaj Athinta Papa dhe Irma Derhiri, anëtare të komisionit të vlerësimit të ofertave, janë dhënë masa “arrest shtëpie” për shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera.

Nga hetimet e bëra nga SPAK Elis Bshati, Athinta Papa dhe Irma Derhiri, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer veprimet në kundërshtim me ligjin duke favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane “Com Metodi” s.p.a  për të përfituar shumën prej 132 mijë euro. Ndërsa Albana Ferraj, e cila në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

Reagon Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE)

Pas arrestimit të zyrtarëve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se ka vënë në dispozicion të SPAK materialet e kërkuara dhe se po bashkëpunojnë maksimalisht për të zbardhur hetimet.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbështet organet ligjzbatuese në kryerjen e detyrës së tyre për verifikimin e çdo dyshimi e pretendimi për abuzim apo shkelje ligjore nga çdo punonjës apo ish-punonjës i kompanisë.

Referuar rastit të publikuar ditën e sotme në media, OSHEE sqaron se ka vënë në dispozicion të plotë të SPAK të gjitha materialet e kërkuara dhe ka ofruar bashkëpunim maksimal për të zbardhur plotësisht këtë rast hetimi”, shkruan OSHEE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.