☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,604 ▲1.16%
DOW 46,757 ▲0.9%
NASDAQ 21,963 ▲1.72%
NAFTA 99.91 ▼1.45%
ARI 4,812 ▲2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,849 ▲ +1.68% ETH $2,148 ▲ +2.63% XRP $1.3604 ▲ +2% SOL $85.6800 ▲ +3.91%
S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,963 ▲1.72 % NAFTA 99.91 ▼1.45 % ARI 4,812 ▲2.85 % S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,757 ▲0.9 % NASDAQ 21,963 ▲1.72 % NAFTA 99.91 ▼1.45 % ARI 4,812 ▲2.85 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gabriel: Duhet demarkacioni nëse doni lëvizjen e lirë në Europë

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa se duhet ratifikuar Marrëveshja e Demarkacionit nëse Kosova dëshiron lëvizjen e lirë në Europë.

Mesazhet e shefit të diplomacisë gjermane për deputetët kosovarë ishin të qarta. “Nëse BE-ja ka vendosur që ky të jetë kushti për liberalizim, atëherë kjo duhet të plotësohet nëse e doni lëvizjen pa viza”, ishte komenti i tij. Gabriel shtoi se duhet të bëhet më shumë përsa i takon zhvillimit të projekteve të infrastrukturës mes Kosovës, Serbisë dhe rajonit.

Gabriel mbërriti sot në Prishtinë, ku u prit në aeroport nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Të mërkurën, Gabriel ishte në Beograd, ndërsa të hënën mbërrin në Tiranë. Qëllimi i këtij rrugëtimi, siç ka pohuar ai vetë, është të sigurohen vendet e  Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqenies. Gabriel kërkon të përcjellë garancitë se rruga e anëtarësimit në BE për këto shtete mbetet e hapur, nëse bëjnë përparime dhe vazhdojnë të realizojnë reformat, në vend të tendosjeve dhe përçarjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.