☁️
Tiranë 13°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.74 ▲0.29%
ARI 4,693 ▼4.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,216 ▼ -4.96% ETH $2,178 ▼ -5.86% XRP $1.4638 ▼ -3.13% SOL $89.9200 ▼ -3.94%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.74 ▲0.29 % ARI 4,693 ▼4.15 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.74 ▲0.29 % ARI 4,693 ▼4.15 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

Debati për zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike ka sjellë në qendër të vëmendjes emrin e Ervin Salianjit, por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka mohuar mundësinë që ai të jetë pjesë e garës për kreun e partisë.

Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Noka tha se Salianji nuk është më anëtar i PD-së. I pyetur nëse ka një vendim për përjashtimin e tij, Noka u përgjigj se “vetëpërjashtimi nuk ka nevojë për vendim”.

Salianji nuk është anëtar i PD, flas për anëtarët e PD. Shteti ka ligje ka dhe Kushtetutë dhe kur shkel ligjet dhe Kushtetutën e vendit, shteti ka ligje që të tregon vendin. Kështu funksionojnë shoqëritë, edhe partitë. E kemi bërë publike në mbledhjen e kryesisë dhe jashtë kryesisë. Kur ti je në një shtëpi dhe unë të kam hapur të gjitha dyert dh e të them rri, ti thua jo do dal se më fut Gysi dhe Sueli nga dritarja. Atëherë këto dyer nuk i keni më të hapura. Ervin Salianji nuk e lidh asgjë me PD sot sepse ka nen statuti dhe rregullorja që përcakton që kur përfshihesh në një aktivitet kundër interesave dhe programeve të partisë, ti humbet të drejtën për të qenë anëtar. Neni 10 i rregullores thotë kur t’i angazhohesh në aktivitete me mbështetjen e grupeve kriminale apo të majtën ekstreme, humb të drejtën për të qenë anëtar i partisë. I është komunikuar në mbledhje të kryesisë, publikisht në media. Vetëpërjashtimi nuk ka nevojë për vendim”, tha ai.

Noka akuzoi Salianji për lidhje me grupe kriminale, teksa e akuzoi si “instrument në duart e maxhorancës për të goditur PD”.

“Aktivitete e tij kishin qëllim për të spostuar zhurmën mediatike dhe politike brenda PD. Janë aktivitete anti PD. Instrument total në duart e maxhorancës për të goditur PD“, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.