Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,663 ▲ +0.17% ETH $2,056 ▲ +0.02% XRP $1.3182 ▲ +0.11% SOL $79.3100 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Amerika

Gara presidenciale, analistët: Kandidatët, asnjë plan për çështjen e drogës

Në ditën e fundit  të fushatës elektorale të kandidatëve republikanë dhe demokratë në Nju Hempshër, analistët gjykojnë se të dy frontet kanë lënë pa prekur një çështje shumë të ndjeshme për shtetin: drogën.

Nju Hempshër njihet për numrin e lartë të përdoruesve të heroinës. Shteti ka një nga normat më të larta të përdorimit të këtyre substancave, kryesisht nga të rinjtë, dhe renditet i dyti nga të gjitha shtetet amerikane sa i përket qasjes në trajtimin e abuzimit me drogën.

“Nëse futesh në të paktën një nga qendrat e rehabilitimit këtu gjen 30 shtretër që nuk ngelen asnjëherë bosh, pasi çdo ditë njerëz të ndryshëm i nënshtrohen trajtimeve për abuzimin me këto substanca”, thotë një nga drejtueset e programeve të ndihmës.

Një tjetër aktiviste thotë se abuzimi me drogën ka bërë që të humbasin shumë njerëz. “Po humbim gjeneratën tjetër dhe kjo është shumë e frikshme”, thotë ajo.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 23 milionë njerëz po i nënshtrohen aktualisht proceseve të rehabilitimit nga droga, ose ndryshe, ata përbëjnë 10 për qind të shoqërisë amerikane.

Dhe të gjithë ata janë votues në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Madje, sipas statistikave të fundit, në SHBA më shumë njerëz vdesin nga overdoza sesa nga aksidentet automobilistike.

Kandidatja demokrate Hillary Clinton është ajo e cila ka premtuar 1 miliard dollarë për shtetet që përballen më së shumti me problematikën e drogës, një nga të vetmet premtime elektorale që të gjithë kandidatët për president kanë rënë dakord.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.