☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.30 ▼2.35%
ARI 4,683 ▲1.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,385 ▼ -1.13% ETH $2,147 ▼ -2.46% XRP $1.4545 ▼ -0.5% SOL $89.4700 ▼ -0.9%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.30 ▼2.35 % ARI 4,683 ▲1.67 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.30 ▼2.35 % ARI 4,683 ▲1.67 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Kronika

Garancia e ushqimeve, dyshime që sallamet e skaduara riciklohen sërish

Riskut të helimimit nga konsumi i ushqimeve, përveç temperaturave të larta në këto ditë korriku, u shtohen edhe produktet e mishit, të cilat kompanitë e prodhimit abuzojnë duke i futur aditivë apo konservantë në doza më të larta me qëllim për t’i rritur kohëzgjatjen e tyre në treg.

Të gjithë artikujt mbajnë në etikë datën deri kur mund të konsumohet  secili prej tyre dhe  për mallin e pashitur, subjektet që i tregtojnë njoftojnë kompaninë e prodhimit për t’i terhequr.

“Tërhiqen vetë nga kompania ku janë marrë dhe nuk e di si procedohet me ta pas këtij momenti. Për artikujt që vijnë nga Italia i asgjësojmë ose nëse janë në sasi të mëdha thërritet institucioni përkatës, AKU dhe ata e dinë si vazhdohet më tej”, thotë Erjeta Lleshi, përgjegjëse supermarketi.

Subjektet që tregtojnë  i njoftojnë menjëherë kompanitë prodhuese për t’i larguar produktet  që kanë skaduar ose janë në prag skadence, por sa të e ndërgjegjshme janë kompanitë prodhuese për të hequr nga tregu dhe për t’i asgjësuar ato?

Burime të Top Channel thonë se ka kompani i shqiptare të prodhimit të sallameve, të cilat i tërheqin dhe më pas i fusin sërish në makineri duke ripodhuar produktin e duke e hedhur sërish në treg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.