Gazi, Europa në kërkim të alternativave, Shqipëria pjesë e planeve
Edhe pse kërkesa për gaz në Europë është në rënie, varësia e saj nga importet është në rritje. Bashkimi Europian importon rreth 53% të energjisë që konsumon, me një kosto prej më shumë se një miliard euro në ditë. Mesatarisht, 28 shtetet anëtare të BE-së importojë rreth 66% të gazit të tyre natyrore, ndërsa dhe tetë prej tyre kanë 100% varësi nga importi i gazit rus si burim i vetëm i furnizimit, këtu bëhet fjalë për Finlandën, Estoninë, Letoninë, Çekinë dhe Bullgarinë.
Rusia furnizon me gaz Europën në rreth 33% të totalit të tregut dhe kjo varësi paraqet një kërcënim gjithnjë në rritje për sigurinë, siç dëshmohet nga konfrontimi mes qeverisë ukrainase dhe Gazprom-it. Furnizimi me gaz i Europës u rrit nga 28% në 32% në mes të 2009 – 2011-ës dhe më pas u ul në 19% në vitin 2013.
Zhvillimi i Europës varet edhe nga furnizimi i qendrueshëm dhe çmimet konkurruese të gazit. Komisioni i BE-së e sheh importin e gazit të lëngshëm si thelbësore në arritjen e objektivit të saj për diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji.
Të gjitha terminalet e gazit të lëngshëm në Europë janë objekt importi, me përjashtim të vendeve që nuk janë në BE. Norvegjia dhe Rusia janë vendet që eksportojnë. Aktualisht në Europë ka 23 terminale gazi, nga të cilat 21 janë në vendet e BE-së
(dhe prandaj i nënshtrohen rregullimit të BE-së), dhe dy janë në Turqi (i cili është një vend kandidat për anëtarësim në BE).
Terminalet ekzistuese tregojnë një shpërndarje të balancuar përgjatë bregdetit të Europës, shumica e tyre ndodhet në veriperëndim dhe jugperëndim të kontinentit. Lituania është vendi i fundit importues i gazit në Europë, ndërsa listës pritet t’i shtohet Polonia.
Në vitin 2014, kapaciteti total i rigazifikimit në 23 terminale ishte 201 miliardë metra kub. Kjo sasi është e mjaftueshme për të mbuluar rreth 40% të kërkesës për gaz.
Katër terminale ve të reja të importit të gazit janë aktualisht në ndërtim : në Francë (Dunkerque), Poloni (Śëinoujście) dhe Spanjë (Tenerife dhe Gran Canaria).
Me shtimin e këtyre terminaleve, kapaciteti vjetor do të rritet në 221 bcm në vit deri në 2019-ën.
Megjithatë, pas tre vitesh në rënie, importet e gazit u rritën në tremujorin e fundit të vitit 2014, pasi diferenca e çmimeve midis Azisë dhe Europës pothuajse u zhduk.
BE-ja, për të krijuar një treg të integruar dhe të sigurt të energjisë ka hartuar një listë me 248 projekte me interes të përbashkët. Aktualisht janë 20 terminale me shkallë të gjerë të importit të gazit natyror që po merren në konsideratë në Europë, pjesa më e madhe e të cilave do të jenë në territore të vendeve të BE-së, përveç atyre në Ukrainë, Rusi (Kaliningrad Oblast zonë e cila gjendet mes Polonisë dhe Lituanisë), Shqipëri dhe Turqi, si vende që aspirojnë që të bëhen anëtare. Tetë prej terminaleve të planifikuara do të përfaqësojë në shkallë të gjerë terminalin e parë e importit të gazit të lëngshëm për Shqipërinë, Kroacinë, Estoninë, Irlandën, Letoninë, Maltën, Rumaninë dhe Ukrainën.