☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,787 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Gent Sejko në Turqi, merr pjesë në Klubin e Guvernatorëve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në takimin e 39-të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit të mbajtur në datat 13, 14 dhe 15 maj.
Ky takim u zhvillua në Bodrum të Turqisë dhe pjesëmarrës në të ishin drejtuesit e bankave qendrore të vendeve anëtare të Klubit, si dhe përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës për Rregullime Ndërkombëtare (BIS).

Gjatë punimeve të Klubit u diskutua mbi perspektivat ekonomike globale, rritjen e qëndrueshme globale, sfidat dhe mundësitë e bankave qendrore lidhur me monedhat dixhitale. Ky takim shërbeu si një platformë e shkëlqyer diskutimi ku përfaqësuesit e bankave qendrore patën mundësi të shkëmbenin idetë dhe eksperiencat e tyre lidhur me këto çështje.

Guvernatori Sejko, ishte folësi kryesor i panelit me temë “Rritja e qëndrueshme globale”. Ai mbajti një prezantim për të pranishmit, duke vlerësuar fillimisht rëndësinë e pjesëmarrjes në aktivitete të tilla si një mundësi për të ndarë pikëpamjet e përvojat, si dhe për të vlerësuar përparimin e kryer dhe për të reflektuar mbi prioritetet në të ardhmen.

Guvernatori u shpreh se pas tejkalimit të krizës financiare, ekonomia globale po fiton ritëm. Ai shtoi se fokusi i vendeve ka qenë trajtimi i pasojave të krizës dhe nxitja e një rimëkëmbjeje sa më të shpejtë.

Guvernatori Sejko solli në vëmendje të pjesëmarrësve, disa faktorë rreziku që mund të ndikojnë në rritjen globale, të tillë si: divergjenca rreth tregtisë së lirë dhe globale; reformat strukturore; turbulencat e tregjeve financiare dhe stabiliteti gjeopolitik. Lidhur me divergjencën rreth tregtisë së lirë dhe globale, ai theksoi se tregjet e hapura lejojnë një alokim më efikas të resurseve dhe ofrojnë mundësi më të mira punësimi. Kjo është vendimtare për Shqipërinë dhe rajonin, i cili përbëhet nga një numër të madh ekonomish të vogla dhe të hapura.

Duke marrë si shembull ekonomitë e zhvilluara, për të cilat fokusi ka qenë në reformat strukturore për rregullimin e sistemit financiar dhe në qëndrueshmërinë e financave publike, ai shtoi se edhe vendet në zhvillim duhet të punojnë në të njëjtin drejtim.

Guvernatori Sejko, gjatë fjalës së tij, nënvizoi gjithashtu integrimin financiar global. Lidhur me zbutjen e turbulencave të tregut financiar, një komunikim i duhur dhe shkëmbimi i informacionit do të jetë thelbësor.

Nga perspektiva e një vendi në zhvillim, siç është Shqipëria, ai u shpreh se më shumë mbetet për t’u bërë për të ulur nivelin e kredive me probleme, për të përmirësuar mbikëqyrjen e segmenteve jobankare të sistemit financiar dhe për të rritur elasticitetin e institucioneve financiare dhe tregjeve financiare.

Në përfundim, Guvernatori Sejko nënvizoi se korrigjimi i problemeve të së kaluarës dhe vendosja e ekonomisë globale në rrugën e rritjes së qëndrueshme është një përgjegjësi e përbashkët. Të gjithë ndajmë përfitimet e rritjes globale dhe së bashku duhet të ndajmë përgjegjësinë për të siguruar qëndrueshmërinë e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.