☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,675 ▼0.03%
DOW 53,446 ▼0.24%
NASDAQ 26,116 ▼0.14%
NAFTA 82.63 ▲0.33%
ARI 4,652 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,469 ▼ -0.96% ETH $2,462 ▼ -0.37% XRP $1.3837 ▼ -6.29% SOL $96.8000 ▼ -1.43%
S&P 500 7,675 ▼0.03 % DOW 53,446 ▼0.24 % NASDAQ 26,116 ▼0.14 % NAFTA 82.63 ▲0.33 % ARI 4,652 ▼0.9 % S&P 500 7,675 ▼0.03 % DOW 53,446 ▼0.24 % NASDAQ 26,116 ▼0.14 % NAFTA 82.63 ▲0.33 % ARI 4,652 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Kosova

Gërvalla: Një tjetër grua humbi jetën, zero tolerancë ndaj dhunës

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka dënuar fuqishëm aktin e rëndë ndaj vrasjes së gruas 80 vjeçare që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.Ministrja Gërvalla tha se dhuna ndaj grave mbetet një alarm për të gjithë shoqërinë dhe se ndaj saj duhet të ketë reagim të qartë institucional dhe shoqëror.“Dhuna ndaj grave është alarm për të gjithë shoqërinë. Përballë saj nuk ka vend për heshtje. Përballë këtij alarmi, përgjigjja jonë duhet të jetë e qartë dhe e prerë: ZERO TOLERANCË. Sot, një tjetër grua ka humbur jetën. Një nënë në të 80-at, një motër, një pjesëtare e një familjeje, sot nuk është më mes nesh. Ajo dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj”, tha Ministrja Gërvalla duke shtuar se asnjë rrethanë, asnjë arsye dhe asnjë marrëdhënie nuk mund ta justifikojë dhunën ndaj një gruaje, e aq më pak marrjen e jetës së saj.Ministrja Gërvalla bëri thirrje për raportimin e çdo rasti të dhunës dhe për reagim të menjëhershëm ndaj çdo shenje që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e viktimave.“Përballë dhunës nuk mund të heshtim.Nëse dimë për një rast, dëgjojmë një thirrje për ndihmë, nëse vërejmë shenja që na shqetësojnë, duhet të veprojmë. Një telefonatë mund të shpëtojë një jetë”, deklaroi Ministrja Gërvalla.Ajo ka theksuar rëndësinë e përdorimit të mekanizmave institucionalë për raportimin, reagimin dhe mbrojtjen e viktimave.“Asnjë rast dhune nuk është ‘çështje familjare’. Çdo kërcënim, keqtrajtim dhe çdo shenjë dhune duhet të raportohet. Sot kemi mekanizma të fuqishme për raportimin, reagimin dhe mbrojtjen e viktimave.T’i përdorim. Të mos e lëmë askënd vetëm përballë dhunës”, tha Ministrja Gërvalla.Në përmbyllje, Ministrja Gërvalla u shpehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës.“Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Humbja juaj është edhe humbja jonë. Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Në këto momente të vështira jemi pranë jush me gjithë zemër”, tha Gërvalla. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.