☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,673 ▼0.05%
DOW 53,458 ▼0.22%
NASDAQ 26,104 ▼0.18%
NAFTA 82.63 ▲0.33%
ARI 4,654 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,439 ▼ -0.9% ETH $2,459 ▼ -0.38% XRP $1.3856 ▼ -5.91% SOL $97.0500 ▼ -1.05%
S&P 500 7,673 ▼0.05 % DOW 53,458 ▼0.22 % NASDAQ 26,104 ▼0.18 % NAFTA 82.63 ▲0.33 % ARI 4,654 ▼0.87 % S&P 500 7,673 ▼0.05 % DOW 53,458 ▼0.22 % NASDAQ 26,104 ▼0.18 % NAFTA 82.63 ▲0.33 % ARI 4,654 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kosova me sfida në digjitalizimin e arsimit, UNICEF-i prezanton rekomandimet

UNICEF-i në Kosovë, në partneritet me Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ka lansuar studimin “Nga qasja digjitale te kompetenca digjitale: Analizë gjithëpërfshirëse e zhvillimit të kompetencave digjitale në sistemin parauniversitar të Kosovës”.

Studimi paraqet një vlerësim të gjendjes së kompetencave digjitale në arsimin parauniversitar në Kosovë, duke përfshirë shkathtësitë digjitale të nxënësve dhe mësimdhënësve, integrimin e teknologjisë në kurrikulë, politikat, infrastrukturën dhe gatishmërinë institucionale.

Në kuadër të studimit është prezantuar edhe një udhërrëfyes me rekomandime për avancimin e transformimit digjital në sektorin e arsimit.

Ministri në detyrë i Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, tha se në qendër të këtij procesi duhet të jenë nxënësi dhe mësimdhënësi, e jo vetëm teknologjia.

“Qëllimi është që teknologjia të na ndihmojë të kemi arsim më cilësor, më gjithëpërfshirës dhe që i përgatit të rinjtë tanë për të ardhmen”, tha Jagxhiu.

Ndërkaq, zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, e cilësoi digjitalizimin si një mundësi për rritjen e cilësisë, qasjes dhe gjithëpërfshirjes në sistemin arsimor.

Sipas gjetjeve të studimit, pothuajse dy të tretat e fuqisë punëtore në Kosovë kanë nevojë për ngritje të shkathtësive digjitale, që përbën përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Studimi thekson gjithashtu se vlerësimet ndërkombëtare, përfshirë PISA dhe ICILS, tregojnë për boshllëqe të vazhdueshme në rezultatet e të nxënit dhe në gatishmërinë digjitale të nxënësve.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, tha se vetëm qasja në teknologji nuk është e mjaftueshme.

“Çdo fëmijë ka nevojë për mundësi për të zhvilluar kompetenca digjitale kritike, i mbështetur nga mësimdhënës që kanë vetëbesim në përdorimin kuptimplotë të teknologjisë dhe nga sisteme arsimore që nxisin mjedise të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe efektive të të nxënit”, tha Vashchenko.

Edhe pse digjitalizimi është përcaktuar si prioritet strategjik përmes Strategjisë së Arsimit 2022–2026, studimi evidenton disa sfida që vazhdojnë ta pengojnë progresin.

Ndër problemet e identifikuara janë zbatimi i fragmentuar i iniciativave, koordinimi i kufizuar ndërmjet akterëve, mangësitë në infrastrukturë, përgatitja e pamjaftueshme e mësimdhënësve dhe kufizimet në financim.

Raporti vë në pah edhe mungesën e një kornize gjithëpërfshirëse për teknologjitë në zhvillim, përfshirë Inteligjencën Artificiale.

UNICEF-i thekson se Kosova ka ndërmarrë hapa për harmonizimin e politikave të saj me kornizat evropiane, si DigComp, DigCompEdu dhe DigCompOrg, por nevojiten mekanizma më të fuqishëm për zbatimin, monitorimin dhe llogaridhënien.

Studimi është zhvilluar përmes analizës së politikave, konsultimeve me akterët, vizitave në shkolla, vëzhgimeve në klasa dhe diskutimeve me mësimdhënës e udhëheqës arsimorë.

Udhërrëfyesi synon të shërbejë si bazë për veprime të përbashkëta të institucioneve qeveritare, komunave, shkollave, universiteteve, partnerëve zhvillimorë dhe sektorit privat, me qëllim të forcimit të kompetencave digjitale të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.