Politika

“Give me a break”/ Rama i përgjigjet Bashës: Mban erë hipokrizie ore Lulzim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha, pas akuzave për tërmetin. Rama tha se 400 familje sot rrinë në çadra sepse kanë më afër tokën dhe gjënë e gjallë, por qeveria vazhdon t’i japë bonusin e qirasë.
Rama: Kjo parti është partisë më e bukur e lindjes ‘give me a break’. Mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut, bëhu burrë dhe mos hajde këtu me akuza, shpifje, por argumente. Sa për ata që gdhihen në çadra se ti zgjohesh shumë vonë, dhe kur ti zgjohesh ata janë në punë. Në çadra që nga dita e parë dhe sot janë 400 familje, por siç ke kërkuar dhe gërmuar më para dhe nuk gjete gjë mund të shkosh dhe gërmosh nëse nga ata që janë në çadra nuk vazhdon të marrë bonusin e qirasë.

Ata rrinë në çadra jo se i kemi lënë ne, por se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me bukën e tyre, nuk i ka mbajtur njeri në krah me vite të tëra duke i prezantuar diku, po bëjnë atë që ti ke bërë sikur e ke bërë. Ata rrinë në çadra sepse e kanë larg tokën, fermën, gjënë e gjallë nga zonat ku mund të marrin apartamentet. Kur i qan hallin të tjerëve dhe sidomos popullit mban një erë hipokrizie ore ti Lulzim sa edhe ata që janë me ty aq vështirë e kanë ta përballojnë se edhe ata e kanë gënjyer veten e gdhihen e ngrysen me idenë je ti apo s’je ti. Kjo nuk është puna ime. Puna ime është të kujtoj që kur vjen këtu e bënë të fortin kujtohu ca ke bërë.

Mendohu sa shumë gjëra di Tirana dhe Shqipëria për ty. Ke një mundësi ti shmangesh këto dhe të shmangesh te faktet e argumentet nëse i ke hajde ti ballafaqojmë. Ka shumë argumente që mund të jenë vlerë e shtuar, por këto me të fortin na e kurse dhe kurseja shqiptarëve dhe pranë njerëzve mos e përsërit më. Derisa ta tregosh se je gati të rrish pranë hë të keqen vëllai se të kam xhan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button