Politika

Meta, takim me komunitetin arbëresh të Siçilisë

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me komunitetin arbëresh të Santa Cristina Gela, në rajonin e Siçilisë.

“Santa Cristina Gela, ndonëse bashkësia më e vogël dhe më e re arbëreshe e themeluar në Rajonin e Siçilisë, është një vatër e rëndësishme e dashurisë për identitetin tonë kombëtar, ku mbahen të gjalla figura e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kultura, gjuha, veshjet tradicionale dhe zakonet arbëreshe, që trashëgohen brez pas brezi”, tha Meta, ndërsa ndau foto nga ky takim.

Meta u takua me përfaqësues të këtij komuniteti, me autoritetet lokale dhe me Kryebashkiakun, Giuseppe Cangialosi, të cilët i përgëzoi për përkushtimin për mbajtjen gjallë të këtyre vlerave dhe edukimin me to të gjeneratave të reja.

Kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane e botërore, sipas tij, “është urë e rëndësishme lidhëse e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë dhe meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s”.

Por, vijoi Presidenti, “duhet përkushtim nga të gjitha autoritetet e të dy vendeve tona për mbrojtjen e këtyre vlerave, në veçanti për të forcuar lidhjen e të rinjve me rrënjët e tyre kombëtare, si një mundësi për të ndalur shpopullimin, një fenomen tragjik që ka prekur shoqëritë dhe të dyja vendet tona”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button