☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,939 ▼ -1.91% ETH $2,064 ▼ -4.1% XRP $1.3166 ▼ -2.6% SOL $79.0600 ▼ -3.01%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Gjergj Ruli zgjidhet President i Atletikës

Gjergj Ruli do të vijojë të jetë në krye të FSHA-së edhe për katër vitet e ardhshme. Pas mbledhjes së asamblesë zgjedhore të mbajtur të premten në qytetin e Elbasanit, Gjergj Ruli mori 19 vota nga 19 të mundshme për të vijuar punën si president i FSHA-së. Fillimisht në garë kanë qenë dy kandidatë, por Zhuje Bajko është tërhequr nga kandidimi për presidente pak para nisjes së votimit. Ndërkohë, nga 23 klube me të drejtë vote, vetëm 19 prej tyre u paraqitën në këtë asamble.

Ky mandat është i treti për Rulin në këtë federatë, i cili mori në unanimitet votat e të gjithëve. Pasi përfunduan zgjedhjet për presidentin e FSHA-së, nisën votimet për të zgjedhur anëtarët e Komitetit Drejtues në këtë federatë. Në garë morën pjesë 8 kandidatë për 6 vende dhe nga 19 fletë votimi vetëm njëra rezultoi e pavlefshme.

Kështu, nga 6 anëtarë të këtij komiteti, 5 prej tyre, Ferdinant Canaj, Zhuje Bajko, Hamit Demiri, Kostandin Mulla dhe Oltion Luli, u konfirmuan në këtë pozicion dhe vetëm Niko Laro është prurje e re. Pasi ka marrë mandatin e tretë radhazi për të drejtuar këtë federatë, Presidenti i FSHA-së, Gjergj Ruli, deklaroi për mediat se “ishte shumë i lumtur që komuniteti i atletikës e votoi, duke i dhënë besim në masën 100 % dhe njëkohësisht në këtë komitet fitoi edhe një anëtar i ri.” “Jam i bindur se ky komitet do të marrë do të marrë vendime dinjitoze për të ardhmen, ka vijuar Ruli, duke shtuar: “Kemi ambiciet tona për vitin 2017 dhe Olimpiadën 2020 në Tokio.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.