🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,817 ▲0.5%
DOW 48,210 ▲0.63%
NASDAQ 22,763 ▲0.57%
NAFTA 97.13 ▲2.88%
ARI 4,812 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,897 ▲ +0.26% ETH $2,207 ▼ -0.87% XRP $1.3523 ▼ -0.49% SOL $83.9800 ▲ +0.2%
S&P 500 6,817 ▲0.5 % DOW 48,210 ▲0.63 % NASDAQ 22,763 ▲0.57 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,812 ▲0.74 % S&P 500 6,817 ▲0.5 % DOW 48,210 ▲0.63 % NASDAQ 22,763 ▲0.57 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,812 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Gjermani, bastisje e arrestime për terrorizëm

Plot 54 apartamente private, biznese e xhami në Frankfurt e qytete të tjera në shtetin perëndimor Hesse u bastisën gjatë një operacioni blic të policisë gjermane, ku u përfshinë mbi 1.000 efektivë.

Në pranga është vënë një shtetas tunizian 36-vjeçar, i dyshuar për propagandë e rekrutim në emër të ISIS-it që prej gushtit të vitit 2015.

Ndër të tjera, ai akuzohet për krijimin e një rrjeti mbështjeje për Shtetin Islamik, me qëllim kryerjen e sulmeve terroriste në Gjermani, siç bëri të ditur prokurori i Përgjithshëm i Frankfurtit në një deklaratë.

Autoritetet vlerësojnë se projekti i tij ishte ende në fazë fillestare dhe nuk ka treguar nëse kishte identifikuar ndonjë objektiv të qartë.

Prokuroria e Wiesbaden njoftoi se tuniziani është i përfshirë edhe në atentatin e vitit 2015 në muzeun e Bardosë. Në shënjestër të hetueseve, sipas të përditshmes “Bild”, janë gjithsej 16 persona të moshës nga 16 deri në 46 vjeç, të dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste.

Policia gjermane ndaloi 3 persona edhe në Berlin, të dyshuar se po përgatiteshin për t’iu bashkuar zonave të luftës në Siri dhe Irak.

Shumë gjermanë ndihen të demoralizuar pasi Anis Amri, një azilkërkues nga Tunizia, vrau 12 persona pas një sulmi në një treg Krishtlindjeje në dhjetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.