☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.12 ▲0.35%
ARI 4,009 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,730 ▼ -0.99% ETH $2,312 ▼ -0.94% XRP $1.2992 ▲ +0.63% SOL $99.8500 ▼ -1.65%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.12 ▲0.35 % ARI 4,009 ▼0.73 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.12 ▲0.35 % ARI 4,009 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Macron kërkon respektim të plotë të armëpushimit pas sulmeve në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi respektimin e armëpushimit të rënë dakord në bisedimet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe presidentin iranian, Masoud Pezeshkian duke thënë se kjo duhet të hapë rrugën për negociata më të gjera – për të garantuar sigurinë në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Çdo marrëveshje duhet të adresojë shqetësimet e ngritura nga programet bërthamore dhe raketore të Iranit, politikat e tij rajonale dhe ndërprerjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit”, tha Macron në X.

“Kështu mund të ndërtohet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme, me mbështetjen e të gjithë atyre që janë në gjendje të kontribuojnë në të. Franca do të luajë rolin e saj të plotë, në koordinim të ngushtë me partnerët e saj në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Macron shtoi se armëpushimi duhet të respektohet edhe në Liban.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin libanez, Joseph Aoun dhe kryeministrin Nawaf Salam, Macron shprehu solidaritetin e plotë të Francës përballë sulmeve të rënda izraelite në Liban.

“Ne i dënojmë këto sulme në termat më të forta të mundshme”, tha ai, duke i përshkruar ato si një kërcënim të drejtpërdrejtë për armëpushimin e arritur së fundmi.

Ai theksoi se Libani duhet të mbrohet plotësisht në kuadër të armëpushimit. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.