☁️
Tiranë 31°C · Vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.87 ▼1.04%
ARI 4,087 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $60,444 ▲ +2.52% ETH $1,623 ▲ +2.65% XRP $1.0639 ▲ +1.63% SOL $78.4200 ▲ +4.34%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.87 ▼1.04 % ARI 4,087 ▲0.11 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.87 ▼1.04 % ARI 4,087 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Dy të vdekur dhe mbi 30 të plagosur nga zjarri në spital

BERLIN, 2 korrik /ATSH-DPA/- Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një spital në qytetin verior gjerman Ludwigslust, pranë Schwerinit, kanë bërë të ditur autoritetet.

Një zëdhënëse e distriktit Ludwigslust-Parchim tha se viktimat ishin pacientë.

Policia konfirmoi se numri i të plagosurve është mbi 30, ndërsa autoritetet lokale theksuan se asnjë prej tyre nuk ka pësuar plagë të rënda.

Hetimet paraprake sugjerojnë se zjarri ka nisur në një dhomë pacienti. Nuk është ende e qartë nëse dy personat që humbën jetën ndodheshin në të njëjtën dhomë.

Sipas autoriteteve, flakët përfshinë strukturën e çatisë së ndërtesës pesëkatëshe rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Pacientët dhe stafi u evakuuan me urgjencë ndërsa shërbimet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje.

Në orët e para të mëngjesit, tymi dhe flakët ngriheshin nga çatia e spitalit, ndërsa jashtë ndërtesës pacientë të mbështjellë me batanije emergjence prisnin në ambientet e jashtme.

Stafi spitalor ndihmoi në evakuimin e pacientëve, disa prej të cilëve u transportuan nëpër oborr, ndërsa të tjerë dolën vetë ngadalë nga ndërtesa.

Disa pacientë u vendosën në karroca ose në banka jashtë klinikës, të mbuluar me peshqirë dhe batanije.

Sipas faqes zyrtare të spitalit, objekti ka 160 shtretër dhe është i vetmi spital në Ludwigslust, duke ofruar kujdes bazik dhe standard për rajonin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.