☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.01 ▼0.12%
ARI 4,139 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,391 ▲ +2.53% ETH $2,416 ▲ +4.19% XRP $1.3213 ▲ +3.33% SOL $96.6800 ▲ +3.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Venezuela braktis Maduron në fatin e tij

Qeveria e Venezuelës duket se e ka braktisur ish-presidentin Nicolás Maduro që po përballet me drejtësinë amerikane në New York. Financial Times raporton se gjatë thuajse dy javëve bisedime me opozitën, ish-presidenti nuk është përmendur fare.

Në janar, presidentja në detyrë Delcy Rodríguez e cilësoi arrestimin dhe nxjerrjen me forcë nga Venezuela të Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores si “agresion i neveritshëm”. Vëllai i saj, kreu i parlamentit të Venezuelës, tha se ata “nuk do të pushojnë” derisa ai të lirohet nga qelia e një burgu në Brooklyn, ku përballet me akuza për trafik droge.

Por këto kërkesa nuk u ngritën fare gjatë pesë seancave të negociatave që përfunduan javën e kaluar duke befasuar opozitën.

“Maduro dhe Flores thjesht nuk ekzistojnë në tryezën e negociatave”, tha një figurë e opozitës për FT. “I kanë fshirë nga historia.”

Qeveria amerikane ka mbështetur Rodríguez, ish-zëvendëspresidenten e Maduros, që kur forcat speciale e rrëmbyen udhëheqësin autokrat në një operacion të guximshëm gjatë natës, më 3 janar. Në këmbim, ajo ka hapur burimet e pasura natyrore të vendit ndaj investitorëve të huaj, duke u dhënë kompanive amerikane akses në rezervat e naftës.

Raundi i parë i negociatave me opozitën kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje për hapat drejt zgjedhjeve të reja presidenciale, por solli pak rezultate konkrete.

Të dyja palët u përqendruan te mënyra e financimit të rimëkëmbjes pas tërmeteve shkatërruese të qershorit, duke kërkuar riatdhesimin e rreth 4 miliardë dollarëve në ar të pastër, të ruajtur në kasafortat e Bankës së Anglisë. Ato ranë gjithashtu dakord të nisnin punën për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Pas përfundimit të bisedimeve, qeveria tha se kishte liruar 131 të burgosur politikë, megjithëse organizata për të drejtat e njeriut Foro Penal tha se mund të verifikonte vetëm lirimin e të paktën 78 prej tyre.

Por, sipas analistëve, një fat i tillë nuk dukej se ishte në plan për Maduron, të cilin Rodríguez, një socialiste revolucionare gjatë gjithë jetës së saj, dikur e kishte quajtur presidentin “e vetëm dhe të vetmin” të Venezuelës.

Sa i përket qeverisë, “fati i tij tashmë është vulosur”, tha Edward Rodríguez, një analist dhe konsulent venezuelian. “Ata do ta lënë çështjen të ndjekë rrjedhën e saj, ndërsa përqendrohen te prioriteti i tyre i vetëm: mbijetesa.”

Në janar, në qytete të ndryshme të Venezuelës u vendosën tabela dhe postera që kërkonin lirimin e Maduros dhe së shoqes, por shumë prej tyre janë hequr. Muralet pro-Maduros, të pikturuara përpara arrestimit të tij, janë mbuluar me bojë. Në Karakas kanë mbetur vetëm një numër i vogël portretesh gjigante të çiftit tashmë të rrëzuar nga pushteti.

Rodríguez, fjalimet e shkurtra të së cilës janë ndryshe nga fjalimet popullore dhe të zjarrta të Maduros, e përmend rrallë ish-shefin e saj gjatë daljeve publike, përfshirë edhe fjalimin e saj pas përfundimit të bisedimeve javën e kaluar. Negociatat kanë qenë ngjallur diskutime brenda opozitës edhe për shkak të lënies mënjanë të lideres së saj më popullore, fitueses së Çmimit Nobel, María Corina Machado

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.