☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,547 ▲ +2.15% ETH $2,377 ▲ +2.77% XRP $1.3341 ▲ +2.55% SOL $102.8900 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Pazari i Krujës, plot gjallëri, traditë dhe bukuri shqiptare

Pazari i Krujës vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit historik dhe kulturor në Shqipëri, duke mirëpritur çdo ditë vizitorë vendas dhe turistë të huaj që zgjedhin ta përfshijnë qytetin historik në itineraret e tyre.

I pasur me vlera historike, kulturore dhe etnografike, Pazari i Krujës mbetet një dëshmi autentike e trashëgimisë shqiptare, ku historia, tradita e artizanatit, produktet karakteristike dhe arkitektura e veçantë krijojnë një atmosferë që të kthen pas në kohë.

Gjatë këtij sezoni turistik, rrugicat e Pazarit vijojnë të jenë të mbushura me vizitorë, ndërsa dyqanet tradicionale dhe hapësirat e artizanatit tërheqin turistë nga vende të ndryshme të botës.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale pamje nga Pazari i Krujës, duke sjellë atmosferën e gjallë të këtij destinacioni.

“Pazari i Krujës sot plot gjallëri, traditë dhe bukuri shqiptare!”, shkroi Gonxhja, krahas pamjeve të publikuara.

Pazari i Krujës është pjesë e pandashme e identitetit të qytetit dhe një prej pikave që lidh historinë me jetën e sotme turistike. Kalaja e Krujës dhe monumetet e tjera historike, bashkë me qendrat e artizanatit dhe të produkteve tradicionale, i krijojnë mundësinë vizitorëve të njohin nga afër elemente të kulturës shqiptare dhe të marrin me vete një pjesë të kësaj trashëgimie.

Kruja, e njohur për historinë e saj dhe trashëgiminë e lidhur me figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, mbetet një prej destinacioneve të rëndësishme të turizmit historik dhe kulturor në vend.

Atmosfera e krijuar në Pazarin e Krujës gjatë sezonit veror dëshmon edhe një herë interesin në rritje të turistëve për destinacionet që ndërthurin historinë, kulturën, traditën dhe përvojën autentike shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.