☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,603 ▲1.15%
DOW 46,755 ▲0.89%
NASDAQ 21,947 ▲1.65%
NAFTA 99.21 ▼2.14%
ARI 4,807 ▲2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,377 ▲ +1.01% ETH $2,139 ▲ +1.83% XRP $1.3538 ▲ +1.7% SOL $85.0200 ▲ +3.11%
S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 % S&P 500 6,603 ▲1.15 % DOW 46,755 ▲0.89 % NASDAQ 21,947 ▲1.65 % NAFTA 99.21 ▼2.14 % ARI 4,807 ▲2.74 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Gjigandi turistik amerikan “SILVERSEA”, prek brigjet e Sarandës

Silversea-Cruise”-ne-Sarande-5Me rreth 285 turistë në bord, gjigandi turistik amerikan “Silversea Cruise” ka prekur brigjet e Sarandës.

Pas përfundimit të ndërtimit të kalatës së re të kroçerave, anija e tonazhit të rëndë me një gjatësi rreth 150 m me nëntë kate, u ankorua pa vështirësi në kalatën e re.

Të vlerësuar si grup turistësh elitarë amerikanë, u sollën në Sarandë përmes një agjensie turistike. Ata erdhën ga Katanja, Itali dhe pas qëndrimit për shtatë orë në qytetin e Sarandës, destinacioni i tyre është Koto në Kroaci.Silversea Cruise” ne Sarande 4

Turistët u shpërndanë në tetë autobuzë, katër prej të cilëve shkuan në Gjirokastër dhe katër të tjerë në Butrint.

Drejtuesit e anijës turistike amerikane kanë mikëpritur në bordin e tij Kryebashkiakun e Sarandës, Stefan Çipa, i cili e ka quajtur ditë të veçantë që më në fund bëhet realitet fakti që anije të tonazhit të rëndë nga sot e tutje do të ankorohet në kalatën e re, me kushtet speciale të krijuara tashmë.

Silversea Cruise” ne Sarande 2Kryebashkiaku Çipa është shprehur se Saranda nuk do të ketë më sezon tradicional veror, por do ta ketë atë të shtrirë në kohë.

Kalata e trageteve, e përuruar pak muaj më parë,  do të shërbejë vetëm për ankorimin e trageteve dhe krocerave me kapacitet të madh si dhe të jahteve.

Kalata e trageteve në Sarandë, është me parametra bashkëkohorë, ka një gjatësi 180 metra dhe zhytje deri 9 metra thellësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.