☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,441 ▼ -5.44% ETH $2,227 ▼ -4.38% XRP $1.2400 ▼ -3.34% SOL $94.2000 ▼ -6.07%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

Tre gjyqtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë kanë vendosur në mënyrë unanime, me rezultatin 3-0, të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Kështu e ka shpjeguar gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Lartë.

Sipas Hoxhës, Gjykata e Lartë, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit, ka pranuar edhe arsyetimin e këtij të fundit sa i përket proporcionalitetit të masës së sigurisë. Pra, Apeli kishte argumentuar më herët se masa e vendosur ishte proporcionale me rrezikshmërinë e veprave penale për të cilat dyshohet Veliaj.

Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se veprat penale për të cilat dyshohet subjekti paraqesin rrezikshmëri dhe kishte renditur një sërë rrethanash që, sipas saj, justifikojnë vijimin e masës së sigurisë.

Argumentet e Apelit – Sipas shpjegimit të Anila Hoxhës, Apeli kishte marrë në konsideratë rrethanat rënduese të pretenduara, përfshirë:

kryerjen e veprave penale në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

vlerën e lartë të produktit të veprës penale të dyshuar si të pastruar;

rrezikshmërinë e kërkuesit, e lidhur jo vetëm me natyrën e veprave penale, por edhe me sjelljen e të dyshuarit pas zbatimit të masës së sigurimit;

statusin e tij si subjekt i posaçëm dhe funksionar publik;

si dhe ekzistencën e të tria kushteve të veçanta të parashikuara nga neni 228, pika 3, i Kodit të Procedurës Penale.

Këto tre kushte lidhen me rrezikun e prishjes ose helmimit të provave, rrezikun e ikjes dhe rrezikun e kryerjes së veprave penale të të njëjtit lloj me ato për të cilat personi procedohet.

Sipas Anila Hoxhës, pikërisht ky arsyetim i Gjykatës së Apelit për proporcionalitetin e masës ka qenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë, e cila vendosi unanimisht, tre vota pro dhe asnjë kundër, të lërë në fuqi vendimin e Apelit.

Në këtë mënyrë, vendimi i Gjykatës së Lartë konfirmon masën e sigurisë të vendosur ndaj Erion Veliajt, duke mos pranuar kërkesën për shfuqizimin e vendimeve të mëparshme gjyqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.