Gjykata e Lartë shpall moskompetencë, dosja “Prenga” i kalon Kurbinit
Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për Armando Prengën, duke e transferuar çështjen në Gjykatën e Kurbinit.
Mësohet se pas dorëzimit të mandatit, Prenga nuk mund të gjykohet më në Gjykatën e Lartë.
Armando Prenga dorëzoi mandatin e deputetit në fund të muajit shkurt.
Prenga është në një konflikt me familjen Cali në Lezhë, për lagunën e Patokut.
Gjok Cali ka thënë para togave të zeza të Gjykatës së Lartë, se ne konfliktin e dy viteve me parë, deputeti kishte qëlluar me armë në drejtim të tij, por plumbi nuk e kishte kapur dhe më pas e kishte goditur me qytën e pistoletës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.