🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,834 ▼ -0.08% ETH $2,050 ▼ -0.37% XRP $1.3196 ▲ +1.82% SOL $80.3800 ▲ +1.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e tij, reagon Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar deri më 29 maj dekretin e tij që i mundësonte Avdullah Hotit krijimin e qeverisë së re.
Kreu i shtetit deklaroi se do ta respektonte këtë vendim dhe ftoi të gjitha subjektet e tjera politike të bënin të njëjtën gjë. “Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, shkroi Thaçi në Facebook.
Qeveria në detyrë e Albin Kurtit e përshëndeti vendimin e Kushtetuese për të pezulluar dekretin, por shtoi se ai nuk është përfundimtar. Sipas saj ky vendim është në të mirë të drejtësisë dhe interest publik. “Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19”, thuhet në deklaraten e qeverisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pretendonte se të shtunën do të formonte qeverinë e saj të drejtuar nga Avdullah Hoti u shpreh gjithashtu se do të respektojë vendimin e Kushtetueses për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj. “LDK-ja, me anë të marrëveshjeve politike, ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re”, njofton LDK përmes një deklarate.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.