Kronika
Gjykata lë në “arrest me burg” kontraktorin e CEZ, Ismailaj
Gjykata e Tiranës i ka komunikuar, paraditen e së premtes, masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasit Kastriot Ismailaj, kontraktor për mbledhjen e borxheve të kompanisë CEZ.
Ismailaj u arrestua më herët gjatë muajit nga policia, nën akuzat e “mashtrimit” dhe “pastrimit të parave”, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 5 milionë eurosh.
Nga hetimet e prokurorisë është zbuluar se të ardhurat nga mbledhja e borxheve të CEZ, Ismailaj i përdorte për interesa personale.