Global Peace Index: Siria është vendi më i rrezikshëm në botë
Siria është vendi me i rrezikshëm në botë. Ky është konkluzioni i “Global Peace Index”, që e rendit vendin e luftërave dhe të organizatës terroriste, ISIS, të parin në klasifikimin e saj më të fundit.
Jo më larg se viti 2008 instituti sjell në vëmendje që Siria renditej e 88-a në klasifikimin e 162 vendeve gjithsej, që janë bërë pjesë e studimit. Lufta civile gjatë vitit 2011 dhe avancimi i ISIS e kanë renditur atë të parin në rrezikshmërinë që paraqet. Për kundërpeshë sipas studimit, vendi me i sigurtë në botë është Islanda.
Sipas të dhënave të institutit, të 4 vitet e luftës civile, përveç humbjes së jetëve humane, i kanë kushtuar vendit 80 miliardë dollarë rritje të munguar ekonomike, duke pasur parasysh që prej vitit 2000-2010 rritja ekonomike vjetore e të cilit shënonte 6.6%.
Në klasifikim Siria ndiqet nga Iraku dhe Afganistani, të cilat ishin të parat gjatë viteve të luftës dhe terrorit ndjekur, më pas edhe me atentatet e 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Një pjesë e mirë e pozicioneve pasues përbëhet nga vendet e Afrikës Qendrore, të lodhura nga luftërat civile dhe jostabiliteti politik. Dhjetëshen e parë e mbyll Korea e Veriut, e njohur për politikën e terrorit të liderit Kim Jong-un.
Evropa
Në këtë klasifikim Evropa paraqitet si kontinenti më i sigurtë. Qetësia që mbizotëron në shtetet e saj është përmiresuar ndjeshëm gjatë 4 viteve të fundit. Përveç Islandës që renditet e para e klasifikimit botëror, renditen gjithashtu shumë mirë edhe Danimarka e Austria, të ndjekura nga Zelanda e re, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Japonia dhe Republika Çeke duke bërë të mundur që në dhjetëshen më të mirë të renditen 6 shtete evropiane.
Shqipëria zë vendin e 52-të duke parakaluar kështu Greqinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe duke u pozicionuar më poshtë nga Serbia. Greqia mbetet surprizë pasi ka bërë më shumë përmirësime nga vendet e tjera krahasuar me studimin e mëparshëm duke fituar plot 22 vende në pozicionim. E fundit nga vendet evropiane listohet Turqia që renditet e 135-a.