☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Kardinal Ernest Simoni simbol i gjallë i qëndresës, faljes dhe besimit

Kardinali Ernest Simoni (Troshani) kremtoi këtë të premte Meshën e Shenjtë në ish-burgun e Spaçit, në Mirditë, duke u rikthyer në vendin ku kaloi 12 vite burgim gjatë regjimit komunist.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e ish-burgut famëkeq, në një atmosferë lutjeje dhe përkujtimi për të nderuar të gjithë ata që u burgosën, u torturuan dhe u persekutuan për shkak të besimit, bindjeve dhe mbrojtjes së lirisë e dinjitetit njerëzor.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi kardinalin Ernest Simoni si një simbol të gjallë të qëndresës, faljes dhe besimit të palëkundur përballë persekutimit të regjimit komunist.

Gonxhja theksoi se “Spaçi nuk është thjesht një ish-burg. Ai është një kujtesë e përhershme e çmimit të lirisë. Detyrimi ynë është të ruajmë të vërtetën historike, të nderojmë martirët dhe të edukojmë brezat e rinj me vlerat e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor”.

Burgu i Spaçit mban statusin “Monument Kulture” të kategorisë së dytë, ndërsa që prej vitit 2015 është shpallur zonë e mbrojtur, ku përfshihen godinat e burgut, administratës dhe minierës.

Sipas Gonxhes, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mbështeti organizimin e aktivitetit dhe mikpritjen e pjesëmarrësve në këtë ceremoni përkujtimore.

Kardinali Ernest Simoni (Troshani) lindi më 18 tetor 1928 në Troshan. Ai është një nga figurat më të njohura të Kishës Katolike Shqiptare dhe një simbol i qëndresës ndaj persekutimit fetar gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.