☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.87 ▼0.69%
ARI 4,962 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,200 ▼ -1.09% ETH $2,276 ▼ -2.17% XRP $1.4924 ▼ -1.51% SOL $92.2600 ▼ -1.54%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.87 ▼0.69 % ARI 4,962 ▼0.93 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.87 ▼0.69 % ARI 4,962 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Grupi i Stabilitetit Financiar: Investimet në portalet online janë me rrezik të lartë

 aPortalet e tregtimit online dhe gjendja e sektorit bankar kanë qenë në fokus të takimit të këtyre ditëve të Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Pajtim Melani, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave Genci Mamani dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve diskutuan rreth problematikës së fundit në tregjet financiare.

“Portalet e tregtimit online, i japin mundësi të interesuarve të investojnë në bursa ndërkombëtare. Këto investime janë me rrezik të konsiderueshëm, ndaj GKSF vlerëson se publiku i interesuar duhet të tregohet i kujdesshëm dhe t’i realizojë ato nëpërmjet subjekteve të licencuara, mbi bazën e një informacioni të plotë dhe vetëm në rastet kur ekziston kultura e nevojshme financiare që lejon njohjen dhe ndërgjegjësimin rreth rreziqeve që shoqërojnë këto veprimtari” u tha në deklaratën zyrtare të Këshillit.

Sipas deklaratës hyrja dhe veprimtaria e rregulluar në treg e ndërmjetësuesve financiarë, në këtë rast përmes portaleve të tregtimit online, ndihmon në zhvillimin e kulturës financiare dhe të tregut financiar.
Por, një veprimtari e rregulluar do të thotë ushtrim i kontrollit nga autoritetet mbikëqyrëse për të verifikuar se si mënyra e veprimit të subjektit ndërmjetësues nxit paraprakisht ndërgjegjësimin e investitorit për vlerësimin e rreziqeve që shoqërojnë investimet në bursa, kufizon madhësinë e humbjeve të mundshme dhe ofron transparencë të plotë për shpjegimin e tyre në rast ndodhjeje.

Nga ana tjetër, një veprimtari e palicencuar dhe e pambikëqyrur, i ekspozon investitorët ndaj kostove të fshehura dhe detyrimeve të tjera, të cilat, në mungesë të transparencës së nevojshme nga ana e subjektit ndërmjetësues, mund të jenë të mëdha.

Në këtë kuadër, GKSF fton publikun e interesuar të konsultojë në vazhdimësi listën e subjekteve të licencuara, përkatësisht nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe nga Banka e Shqipërisë, të cilat gjenden në adresat e mëposhtme elektronike: (ku, në rubrikën “Subjekte nën juridiksion”, mund të merret informacion për të gjithë subjektet e licencuara, duke përfshirë edhe ato që ofrojnë shërbimet e ndërmjetësimit për investime në tregjet ndërkombëtare).  (ku, krahas informacionit për bankat, mund të kalohet tek rubrika “Regjistra të tjerë” dhe të merret informacion për Zyrat e Këmbimit Valutor, Subjektet Financiare Jobanka, Zyrat e Përfaqësimit, dhe Unionet e Shoqërive të Kursim-Kreditit).
Nga ana tjetër, GKSF nxit autoritetet përkatëse të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional, mes tyre dhe me autoritete të tjera relevante të vendit dhe të huaja, për shkëmbimin e informacionit dhe ndërmarrjen e veprimeve që përmirësojnë kuadrin ligjor dhe zbatimin e tij.
Në vijim të mbledhjes, GKSF shqyrtoi edhe gjendjen financiare të sektorit bankar. GKSF vlerëson se sektori bankar vijon të jetë i qëndrueshëm, i mirëkapitalizuar dhe likuid. Të dhënat e muajit nëntor 2015 tregojnë përmirësim të rezultatit financiar dhe përmirësim të cilësisë së portofolit të kredisë. Ky i fundit pritet të vijojë edhe gjatë vitit 2016, si rezultat i procesit të largimit të kredive të humbura nga bilancet e bankave. Kreditimi i ekonomisë nga bankat ka qenë përgjithësisht i dobët, por pritshmëritë për ecurinë e tij gjatë vitit 2016 janë më pozitive.

Përmirësimi i cilësisë së portofolit dhe rënia e normave të interesit të kredisë, qëndrueshmëria e niveleve të kursimit, përmirësimi i rritjes ekonomike dhe kërkesa më e ulët për huamarrje nga ana e Qeverisë, vlerësohet të jenë faktorë që do të rrisin ndikimin e tyre pozitiv në vendimmarrjen e bankave për kreditimin e ekonomisë së vendit. Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me autoritetet e tjera, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe për të forcuar kontributin e tij në rritjen ekonomike të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.