☁️
Tiranë 12°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,792 ▲ +0.19% ETH $2,064 ▲ +0.72% XRP $1.3194 ▲ +0.35% SOL $79.6500 ▲ +0.71%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Grupi i zjarrit”, Arbjon Alikon lihet në burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të martë masën e sigurisë, “arrest me burg” për Arbjon Alikon, për akuzat e ngritura një vit më parë për sulm ndaj policisë në Lazarat.

Arbjon Aliko, së bashku me vëllain e tij Alban, janë dy prej të akuzuarve kryesorë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Ndërkohë, masa për vëllain e tij, Alban Aliko pritet të jepet po sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Vëllezërit Aliko akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ata u arrestuan të shtunën në mbrëmje, të fshehur në një tunel në fshatin Kardhiq 15 kilometra nga Lazarati.

Një ditë më parë, u dha masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për 3 persona të tjerë: Klodian Selimi, Dervish Gaba dhe Elvis Boçi, të cilët akuzohen se kanë marrë pjesë në pritën kundër policisë në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s. Ata, bashkë me dy vëllezërit Aliko konsiderohen si pjesë e “grupit të zjarrit” që qëlloi me armë ndaj forcave të policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.