Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare dha dorëheqjen
Me një letër drejtuar kryetares së parlamentit guvernatori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov dha dorëheqjen, e cila do të hyjë në fuqi në datën 10 korrik. Më këtë letër Iskrovi insiston që guvernatori i ri të emërohet në të njëjtën datë, e cila është para skadimit të mandatit të tij – 10 tetor 2015. Kështu sipas tij do të evitohen mospajtimet politike dhe kundërvëniet partiake, të cilat do të ndikojnë negativisht autoritetin institucional të Kuvendit Popullor dhe të Bankës Popullore Bullgare.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.