Haradinaj i shkruan kancelares Merkel: Jemi me fat që ju kemi pasur në krah
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një telegram urimi kancelares gjermane, Angela Merkel, në shënimin e 29-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.
Postimi i plotë:
Kosova dhe populli i saj janë me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania. Sot, kur bëhen 29 vjet nga bashkimi i shtetit gjerman, i kam nisur një telegram urimi kancelares Angela Merkel, për këtë festë kombëtare, duke shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës, për kontributin e tyre jetik ndaj nesh.
Si çdo herë tjetër, kancelaren Merkel e sigurova se Kosova është fuqishëm e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Si partnerë të besueshëm dhe aleatë të fuqishëm, Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ndajnë vlera të përbashkëta!
Urime Gjermani!
RH



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.