Haradinaj më 1 korrik në Francë për liberalizimin e vizave
“Prita sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin diskutuam për vizitën time zyrtare në Paris dhe takimin me Ministrin e Brendshëm Castaner. Me qëllim të kordinimit dhe avancimit të agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita Ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesim edhe para zyrtarëve francez”.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se në vizitën që do të ketë në Francë do të zhvilloj takime edhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendës evropiane të vendit.
Kujtojmë se Kryeministri Haradinaj ishte arrestuar më 4 janar 2017 në
Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij. Ai ishte arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.