🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.51 ▲2.7%
ARI 4,427 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,309 ▲ +1.44% ETH $2,172 ▲ +1.36% XRP $1.4227 ▲ +0.55% SOL $91.9500 ▲ +2.84%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.51 ▲2.7 % ARI 4,427 ▲0.45 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.51 ▲2.7 % ARI 4,427 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: Seanca konstituive e Kuvendit javën e ardhshme

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, gjatë ditë së sotme ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësues të pakicave joserbe, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se e ka marrë mbështetjen e këtyre të fundit për krijimin e Qeverisë në krye me të.

Nesër do të ketë takim me përfaqësues të pakicës turke në Kosovë. Kandidati i PAN thotë se seanca konstituive për formimin e institucioneve të vendit ka mundësi të mbahet në javën që vjen.

Haradinaj në një prononcim për Gazetën Express nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të thirret seanca konstituive, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo seancë të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

“Ekziston një presion kohor edhe Kosova ka mbetur në pritje të formimit të institucioneve, kështu që në afatin e parë shpresojë të thirret, besoj që kjo do të bëhet në javën qe vjen. Seancën e thërret kryesia e vjetër”, ka thënë Haradinaj për Express.

Ndërkohë që tutje ai u shpreh se gjatë takimit të sotëm me pakicat jo serbe ai mori mbështetjen e tyre.

“Po, takimi i sotëm përfundoi, i takova të gjithë një e nga një. Ata dhanë përkrahjen e tyre rreth krijimit të Qeverisë”, ka thënë tutje Haradinaj. Ai shtoi se gjatë ditës së nesërme do të takohet edhe me pjesëtarë të pakicës turke në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.