🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,748 ▼ -2.47% ETH $2,052 ▼ -4.6% XRP $1.3151 ▼ -2.79% SOL $79.2000 ▼ -2.87%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Hauai, gjykata shtyn pezullimin e urdhrit të Trump

Një gjykatës federal amerikan në Hauai ka shtyrë pa afat pezullimin e urdhrit të ndalimit të udhëtimeve të Presidentit Donald Trump.

Vendimi i gjykatësit Derrick Watson do të thotë që Trump nuk do të mund të nisë zbatimin e ligjit që ndalon shtetasit nga 6 vende myslimane të hyjnë në SHBA, për sa kohë që ai diskutohet në gjykatë.

Në një padi, shteti amerikan tha se vendimi do të dëmtonte turizmin dhe aftësinë për të rekrutuar studentë dhe punëtorë të huaj.

Trump thotë se urdhri i nënshkruar prej tij ka si qëllim të ndalojë hyrjen e terroristëve në SHBA.

Por, gjykatësi Watson, pasi dëgjoi argumentet e avokatëve të shtetit të Hauait dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë, e shtyu pa afat vendimin e mëhershëm të pezullimit.

Urdhri ekzekutiv i 6 marsit i Presidentit Donald Trump ndalonte hyrjen në SHBA të shtetasve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Një version i mëparshëm i tij, i nënshkruar në janar, kishte shkaktuar konfuzion dhe protesta dhe u bllokua nga një gjykatës në Siatëll. Edhe të tjera gjykata në SHBA kanë dhënë vendime të ndryshme mbi urdhrin.

Trump është ankuar për një tejkalim të kompetencave nga gjykatat dhe ka premtuar se do t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund.

Urdhri i parë i Trump përfshinte në listë edhe Irakun, por në urdhrin pasues ky vend u hoq, pasi, siç u argumentua, qeveria irakiane ka përmirësuar kontrollin e vizave dhe ndarjen e të dhënave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.