☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,605 ▲1.17%
DOW 46,791 ▲0.97%
NASDAQ 21,957 ▲1.7%
NAFTA 99.79 ▼1.57%
ARI 4,815 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,784 ▲ +2.92% ETH $2,130 ▲ +3.44% XRP $1.3550 ▲ +2.89% SOL $83.4300 ▲ +2.96%
S&P 500 6,605 ▲1.17 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 99.79 ▼1.57 % ARI 4,815 ▲2.91 % S&P 500 6,605 ▲1.17 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 99.79 ▼1.57 % ARI 4,815 ▲2.91 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto: Fondi për sinjalistikën rrugore do të ketë rritje

rinas-1-525x350Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi sot gjatë inspektimit të punimeve për plotësimin e sinjalistikës rrugore në kryqëzimin e rrugës së Rinasit,( Aeroporti i Nderkombetar “Nënë Tereza) se,  “për vitin 2014 fondi për sinjalistikën ka qenë rreth 10 milionë dollarë, por se vitin e ardhshën planifikojmë që ky fond të ketë rritje”.
“Ne vazhdojmë aksionin për plotësimin e sinjalistikës në rrugët e Shqipërisë. Kryqëzimi nga  Aeroporti i Nderkombetar “Nënë Tereza  drejt qytetit te Fushë-Krujës”,eshte një nga nyjet e rëndësishme të aksit të veriut”, theksoi ministri Haxhinasto.
Kjo punë, vijoi ai , do të vazhdojë me një ndërhyrje të rëndësishme në aksin rrugor Tiranë – Kashar dhe pastaj në Durrës me qëllim që rrugët të jenë në standardin e domosdoshëm të sinjalistikës dhe sigurisë për t’i shërbyer përdoruesve të tyre.
Ministri Haxhinasto nënvizoi se “çështja e sinjalistikës rrugore është prioritet madhor  prandaj dhe kjo çështje , ka marrë angazhime më të mëdha buxhetore në vitin 2014. Ai shtoi se vitin e ardhshëm, do kete angazhime me te medha , pasi sipas ministrit, ” jemi larg raporteve të nevojshme midis investimeve kapitale dhe investimeve për mirmbajtje të rrugëve e sinjalistikë me qëllim që rruga të jete në standart”.

“Standartet jemi duke i përputhur plotësisht me standartin evropian “, cilesoi Haxhinasto. rinas-2
Duke iu përgjigjur interesit të medias nëse aksioni do të shtrihet përtej Tiranës, Haxhinasto tha se,  aksioni do të vazhdojë me projekte të posaçme .

Sipas tij, një projekt i rëndësishëm ka qenë segmenti rrugor midis Rrogozhinës dhe Sarandës, që pati efekte te dukshme gjatë kësaj vere, ku trafiku u stabilizua dhe numri i aksidenteve ra në nivele të pa krahasuara më përpara.
“Ky do të jetë edhe qëllimi në vazhdimësi, që së bashku me përfundimin e projekteve të rrugëve që kemi në proçes të sjellim në standard cilësinë e rrugëve”, përfundoi Haxhinasto.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.