Ekonomia

Haxhinasto inspektim në Bovillë: Ndërmarrjet të zbatojnë procedurat e pastrimit të ujit

bbbMinistri i Transportit dhe  Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, inspektoi sot impiantin e pastrimit të ujit të pijshëm në Bovillë, Tiranë.

Ministri Haxhinasto tha se në keto ditë po i kushtohet vëmendje e shtuar cilesisë së perpunimit të  ujit të pijshëm ndërsa shtoi se ka dhe një vëmendje shtesë edhe nga Inspektoriati i Shëndetit Publik.

Haxhinasto theksoi se  nga inspektimi rezulton se situata është mëse normale.

“Cilësia e ujit që përpunohet këtu është e lartë, pavarësisht rreshjeve të dendura të ditëve te fundit. Ju bëj thirrje ndërmarrjeve të tjera të ujësjellësve në rrethe, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze të gjitha procedurat e pastrimit të ujit”, deklaroi ministri.

Ai tha se edhe  Inspektoriati i Shëndetit Publik do të shikojë me vëmendje cilësinë e ujit në rrjetin shpërndarës. Pavarësisht kësaj situata është në kontroll

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button