☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.97 ▼1.15%
ARI 4,803 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,072 ▼ -0.24% ETH $2,139 ▲ +1.6% XRP $1.3476 ▲ +0.52% SOL $81.1700 ▼ -2.42%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto kërkon investime për korridorin VIII, thelbësor për integrimin e rajonit

2701-Ministri-i-Transportit-dhe-Infrastrukturës-Edmond-Haxhinasto-gjate-konferences-per-shtyp-Foto-Florian-Abazaj-525x350Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Transportit të BE-së, mbajtur në Milano, Itali në 16-17 Shtator.
Gjatë punimeve të Këshillit, Ministri Haxhinasto në fjalën e tij vuri theksin në domosdoshmërinë politike, ekonomike dhe sociale të përfshirjes në radarin e investimeve të korridorit VIII në kuptimin e plotë të tij.
Ai e konsideroi atë si një kontributor thelbësor për integrimin e rajonit, për paqen dhe prosperitetin e tij.

Haxhinasto përmendi investimet dhe projektet e Shqipërisë në funksion të këtij korridori, lidhjen rrugore me Maqedoninë, për rritjen e kapaciteteve të porteve shqiptare dhe intermodalitetin e Portit të Durrësit, zhvillimit të hekurudhës përgjatë korridorit dhe sjelljen në standardet e duhura të gjithë korridorit të VIII.

Gjatë takimeve me homologët gjermanë dhe malazez, ai diskutoi për mbështetjen e Korridorit Blu që lidh vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili ishte nga projektet e rëndësishme të Takimit të Berlinit pak javë më parë.

Pjesëmarrja e Ministrit Haxhinasto në Këshillin e Ministrave të transportit të BE-së shënon prezencën e parë të Shqipërisë në këtë Këshill, duke shënuar një hap të ri në integrimin e Shqipërisë në institucionet evropiane, mundësi konkrete për të qënë pjesë e panifikimit strategjik të rrjeteve të transportit, dhe shanse më të mëdha financimi nga organizata ndërkombëtare financiare

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.