☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.40 ▼1.72%
ARI 4,820 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,276 ▲ +0.47% ETH $2,140 ▲ +1.91% XRP $1.3501 ▲ +0.75% SOL $81.2600 ▼ -2.03%
S&P 500 DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.40 ▼1.72 % ARI 4,820 ▲0.15 % S&P 500 DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.40 ▼1.72 % ARI 4,820 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto: Korridori Adriatiko-Jonian të planifikohet në nivel rajonal

Brajovic-haxhinasto-462x350Në ditën e dytë të punimeve të Këshillit të Ministrave të Transportit të BE-së, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto zhvilloi takime me krerët e transportit dhe infrastrukturës së Malit të Zi dhe Maqedonisë, Ivan Brajovic dhe Mile Janakieski.

Në diskutimet me homologun malazez vend të veçantë zuri intensifikimi i përpjekjeve për materializimin e punës për projektin e përbashkët të korridorit Adriatiko-Jonian, duke filluar me përfshirjen e tij në planifikimin strategjik të nivelit rajonal, në Observatorin e Transportit të Evropës Jug-Lindore, dhe në atë të korridoreve evropian TREN-T. Kjo do i hapte rrugë studimit të fizibilitetit, projektimit dhe më pas zbatimit të këtij korridori kaq të rëndësishëm për të gjithë bregun perëndimor të Ballkanit.

Haxhinasto takon homologun maqedonas Janakieski

 

Ndërsa me homologun maqedonas biseda u fokusua drejt koordinimit të punës si në transportin rrugor, dhe atë hekurudhor.

Ministri Haxhinasto i kërkoi homologut Janakieski koordinim në pjesën maqedonëse të rrugës së Arbërit, si një urë e rëndësishme lidhëse ekonomike dhe sociale.

Gjithashtu, ministri Haxhinasto theksoi se trajtimi i lidhjes hekurudhore Shqipëri-Maqedoni si një e tërë është parakusht për implementimin e suksesshëm të këtij projekti të rëndësishëm për dy vendet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.