Ekonomia

Haxhinasto: Me fondet e rishikimit të buxhetit synohet infrastrukturë bashkëkohore

HAXHINASTO-KUVEND-Foto-ATSH-ARKIV1-525x350Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, theksoi sot në Kuvend se me mbështetjen e aktit normativ për rishikimin e buxhetit të 2014, do të garantojmë një rritje edhe më të dukshme vitin e ardhshëm duke sjellë një infrastrukturë të standardeve bashkëkohore në Shqipëri, duke i shërbyer më mirë qytetarëve të vendit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend lidhur me riishikimin e buxhetit të vitit 2014, ministri Haxhinasto tha se “në këtë rishikim të buxhetit, 5.3 miliardë lekë shkojnë për prioritetet e transportit rrugor, ku 4.4 miliard lekë janë fonde për vijueshmërinë e projekteve me intensitet të lartë, si rruga Kukës- Morinë, Plepa – Kavajë- Rrogozhinë, Qafë Thanë- Lin- Pogradec, Ura e Matit, Unaza e re e Tiranës, vijimi i rrugëss së Elbasanit, Rruga e Arbrit, rruga Lushnjë-Berat, Porto Romano- Durrës, Qukës- Qafë Plloç dhe shumë segmente të tjera”.
Ministri Haxhinasto nenvizoi se “fondi i akorduar deri më sot për shlyerjen e borxheve të trashëguara është 9.2 miliardë lekë, që kanë shkuar për investime, shpenzime, por edhe punësime, gjë që ka patur ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e një marrëdhënie të normalizuar mes qeverisë dhe sektorit privat dhe ka krijuar klimën e nevojshme për të kërkuar dhe imponuar rritjen e cilësisë së punimeve”.
Sipas tij, mirëmbajtja e rrugëve përbën një nga prioritetet kryesore të qeverisë.
“Janë 636 milionë lekë në zërin e mirëmbajtjes, duke sjellë ndryshime të dukshme, evidente në cilësinë e infrastrukturës dhe veçanrëisht në shërbimin që u ofrohet përdoruesve të rrugës”, shtoi Haxhinasto. Objektiv tjetër i rëndësishëm, vijoi ai, eshtë jo vetëm përfundimi i veprave, por edhe sjellja e tyre ne standard, sepse ne realitetin tonë shumë nga veprat janë larg standardit të duhur që garanton cilësinë e shërbimit të nevojshëm.
Lidhur me sinjalistikën rrugore, Haxhinasto tha se “sinjalistika rrugore ka ndryshuar koncept e nuk është më në konceptin e kaluar si një zbukurim i rrugës, por element themelor i tij”.
“Ky realokim do të krijojë mundësinë për të bërë studimin për zgjidhjen përfundimtare të problemeve që kemi në 105 pika të zeza, nyje të rrezikshme të infrastrukturës së vendit, gjë që do të rrisë më shumë trendin pozitiv që kemi në reduktimin e aksidenteve rrugore”, tha Haxhinasto.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button