Ekonomia

HEC e vogla humbasin gjyqin për axhustimin e çmimit, KESH u mban 5 mln euro

hidrocentraleKoorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka larë duart me borxhet ndaj prodhuesve të vegjël të energjisë, pasi ata humbën gjyqin kundër KESH për axhustimin e çmimit me ulje për periudhën rregullatore 2012-2014.

Burimet në Ministrinë e Energjitikës pohuan se, nga rishikimi i çmimit me ulje, balancohet situata debitore me HEC-et me kapacitet prodhimi 15 megavatorë. Rreth 5 milionë euro borxh që KESH detyrohej ndaj kompanive nuk ekziston më dhe tani do të paguhen vetëm faturat korrente.

Vitin që shkoi Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka marrë një vendim të pazakontë duke axhustuar me ulje çmimin e energjisë elektrike që KESH jep ndaj HEC të vogla deri në 15 megavatorë. Çmimi i shitjes së HEC-ve të reja deri në 15 MW për periudhën rregullatorë 2012-2014 ishte 9.3 lekë për kilovat. Me axhustimin që ka bërë Eneti Rregullator i Energjisë çmimi i shitjes për vitin 2013 u llogarit me 9.73 leke/kwh dhe për vitin 2014 u rillogarit me 7.95 lekë/kwh. Rillogaritja për vitin 2014, nga 9.3 lekë në 7.9 lekë, shënon një ulje rreth 14% të fitimeve që HEC-et kishin përfituar nga shitja e energjisë.

Shoqata e prodhuesve të Energjisë çoi në gjykatë këtë vendim të ERE, por siç njoftoi Ministria e Energjitikës, gjykata ka vendosur në favor të ERE duke e zhveshur KESH-in nga shlyerja e rreth 5 milionë eurove.

Burimet nga Enti Rregullator pohuan se, axhustimi me ulje është bërë duke marrë në konsideratë problematikën që kaloi sektori gjatë kësaj periudhe dhe çmimet më të cilat është importuar energjia nga jashtë vendit.

Shoqata e HEC-ve pat reaguar për axhustimin e çmimeve me ulje për një periudhë paravepruese, pasi sipas tyre nuk është ligjore. Për shkak se, vendimi ka kosto, të cilat nuk ishin njoftuar më parë. Se dyti ERE nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë rishikim të çmimit dhe së treti nuk kishte njoftim paraprak. Përfaqësuesit e HEC-ve kanë shpjeguar se, ndërkohë të gjitha detyrimet tatimore për vitin 2014 janë kryer duke marrë në konsideratë çmimin 9.3 lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button