🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,624 ▼ -0.29% ETH $2,053 ▼ -0.98% XRP $1.3178 ▲ +0.25% SOL $79.1900 ▲ +0.06%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Hetimet nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë? KESH: Nuk jemi nën hetim

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk është nën hetim. Lajmi konfirmohet nga KESH përmes një deklarate për mediet.
“Duke marrë shkas nga informacioni i transmetuar në kronikën e lajmeve më 19 nëntor 2018 nga televizioni “TOP Channel”, sipas të cilës “Sekretariati i Energjisë në Vjenë ka vënë nën hetim Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare” për aktivitetin e saj në fushën e tregtimit të energjisë elektrike, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare gjen të nevojshme të informojë palët e interesuara dhe publikun e gjerë mbi çështjen në fjalë”, njofton KESH.

“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare konfirmon se, pavarësisht aspekteve juridiksionale, aktiviteti i saj nuk ka qenë ndonjëherë dhe as nuk është nën asnjë lloj hetimi nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (ECS), përkundrazi vijojmë bashkëpunimin e ngushtë për çështje të reformimit të sektorit të energjisë elektrike dhe komercializimin e mëtejshëm të aktivitetit të KESH në përputhje me sa parashikohet nga Ligji për Sektorin e Energjisë (Nr. 43/2015)”, vijon njoftimi.

“Shkresa e përfaqësuesit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë drejtuar Autoritetit të Konkurrencës është bazuar në një ankesë të një shoqërie që operon në tregun shqiptar të energjisë elektrike drejtuar institucioneve që monitorojnë aktivitetin tregtar të të licencuarve në tregun e energjisë elektrike (Enti Rregullator i Energjisë dhe Autoriteti i Konkurrencës). Pretendimet e ngritura nga Ankuesi dhe të referuara nga ECS në shkresën e tyre drejtuar Autoritetit të Konkurrencës janë pretendime të një subjekti (tregtar i energjisë elektrike) tashmë i afirmuar si dëmtues i imazhit të shoqërisë KESH, jo vetëm në përhapjen dhe riciklimin e të pavërtetave, por gjithashtu edhe financiarisht”, thekson KESH.

“Lidhur me pretendimet e ankuesit sqarojmë se ERE ka përfunduar tashmë monitorimin e saj për çështjen në fjalë dhe pritet të paraqesë raportin përkatës ndërsa Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar KESH informacione dhe të dhëna mbi çështjet objekt-ankimi nga Ankuesi. KESH i është përgjigjur autoriteteve kompetente më përgjegjësi dhe transparencë duke vënë në dispozicion të tyre të gjithë dokumentacionin që administron”, vijon njoftimi.

“Sjellim në vëmendje të të interesuarve se nuk është hera e parë që i njëjti subjekt Ankues riciklon shpifje, aludime dhe të pavërteta duke kërkuar hetimin e KESH apo shoqërive të tjera publike dhe nga ku në fakt nga hetimet e kryera nga autoritetet kompetente ka rezultuar se pretendimet e Ankuesit të jenë të pavërteta”, saktësohet në njoftim nga KESH.

“Arsyet se përse Ankuesi shpërthen në akuza denigruese ndaj KESH janë krejt ndryshe nga sa ai përpiqet t’i paraqesë. Ankuesi investohet në riciklimin e akuzave dhe shpifjeve ndaj KESH, duke synuar shantazhimin e këtij të fundit, pasi gjendet në kushtet kur: KLSH ka konstatuar se Ankuesi ka siguruar përfitime të paligjshme nga marrëdhënia tregtare me KESH si rrjedhojë e aplikimit të marrëveshjeve të ndaluara që cenojnë konkurrencën dhe i rekomandon KESH rikuperimin e dëmit të shkaktuar duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore; KESH është angazhuar dhe po bashkëpunon ngushtësisht me Avokaturën e Shtetit për të bërë të mundur rikuperimin e shumës prej rreth 900 mijë EUR që Ankuesi përvetësoi padrejtësisht nëpërmjet një procesi gjyqësor (për një marrëdhënies kontraktore të vitit 2011 ende të papërmbushur) me një trupë gjykatësish të Gjykatës së Lartë që tashmë, si rrjedhojë e procesit të Vetingut, asnjëri prej atyre që u bë palë me Ankuesin nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë”, vijon njoftimin KESH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.