Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 06 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.37 ▲0.2%
ARI 4,316 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,858 ▲ +0.78% ETH $1,914 ▲ +2.28% XRP $1.0515 ▼ -1.73% SOL $74.0800 ▼ -0.18%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.37 ▲0.2 % ARI 4,316 ▲0.24 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.37 ▲0.2 % ARI 4,316 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Sporti

Hoeneß kritikon Nagelsmann: Mendon se do t’i fitojë ai ndeshjet dhe jo ekipi!

Në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, presidenti i nderit i Bayern-it, Uli Hoeneß ka kritikuar mënyrën se si po vepron komisari teknik i Gjermanisë. Sipas legjendës së futbollit gjerman, numri një i stolit të kombëtares katër herë kampione e botës ka gabuar edhe në administrimin e disa situatave, të cilat duheshin zgjidhur ndryshe. Sipas 74-vjeçarit, Nagelsmann nuk ka krijuar kohezionin e duhur mes lojtarëve edhe pse na ndajnë shumë pak ditë nga starti i Kupës së Botës 2026.

Çështja Neuer – “Nëse do të isha në vend të tij do t’ia bëja të gjithëve të qartë se në portë do të luante Baumann ose Nübel ose kush do qoftë deri në një pikë të caktuar. Pa të gjithë dramën e krijuar deri më tani Manuel Neuer fare mirë do të ishte rikthyer në ekip. Ai mund të ishte thirrur në kombëtare katër javë nga starti i Botërorit”.

Pritshmëria e Gjermanisë në Botëror – “Për momentin mendoj se Gjermanisë i mungon kohezioni pasi edhe trajneri nuk ka ndihmuar në këtë drejtim. Nuk kemi luajtur dy ndeshje radhazi me të njëjtin ekip. Nëse do të arrijmë të gjejmë çelësin në këtë drejtim atëherë mund të kemi një shans të vogël për të fituar Botërorin”.

Krahasimi – “Gjermania sot është si Bayern-i verën e kaluar. Përpara se të nisnim sezonin të gjithë mendonin se ne kishim një ekip me pak lojtarë dhe se skuadra nuk ishte mjaftueshëm e fortë. Por aty u pa puna e trajnerit, i cili përmirësoi të gjithë lojtarët si dhe arriti t’i bashkonte duke krijuar frymën e skuadrës. Por ky nuk është rasti i kombëtares pasi Nagelsmann mendon se ndeshjet do t’i fitojë ai dhe jo ekipi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.