☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.21 ▼0.34%
ARI 4,072 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,962 ▼ -4.6% ETH $2,239 ▼ -6.32% XRP $1.1868 ▼ -9.18% SOL $90.1500 ▼ -5.45%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.21 ▼0.34 % ARI 4,072 ▼1.01 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.21 ▼0.34 % ARI 4,072 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Sporti

Flick: Ajo që ka ndodhur në Madrid s’më intereson shumë, triumfi i dytë radhazi në La Liga diçka e jashtëzakonshme!

Hansi Flick nuk është shpërqëndruar në konferencën e sotme për shtyp ku nuk ka mundur që t’i shmanget pyetjeve rreth situatës së krijuar në Madrid. Trajneri gjerman ka pranuar se ajo që ka ndodhur në kampin rival e ka befasuar disi edhe pse është munduar që askush në sallën e konferencave të mos harrojë faktin se Barça e tij është shumë pranë suksesit të dytë në La Liga. Madje sipas tij skuadra ka objektiv të shpallet kampion në Barcelonë.

Mbi gjendjen në Madrid – “Mendoj se ajo çfarë ka kaluar

Real-i këto ditë nuk është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. A jam befasuar? Janë situata që kalojnë të gjitha skuadrat edhe pse më duhet ta pranoj se jam befasuar disi. Por në fund nuk është se më intereson shumë se nuk po flasim për ekipin tim. Është një çështje për të cilën nuk mund të mendoj shumë”.

Titulli i dytë radhazi – “Ne duam që të fitojmë titullin e dytë radhazi. Për La Liga-n nuk është diçka e zakontë prandaj do të bëjmë gjithçka për ta arritur. Duam që të fitojmë këtë titull përballë tifozëve tanë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.