Kosova

Hojt Brajan Ji : Historia e ndarjes së territorit përgjatë vijave etnike nuk është e mirë!

Njeriu që akuzoi Serbinë se po përdorte politikën e uljes në dy karrike, paralajmeron sërish një shprehje të qartë të qëndrimit të Beogradit me Rusinë apo me Bashkimin Europian. Hojt Brajan Ji ish zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit dhe i nominuari i presidentit Tramp për ambasador në Shkup, ka paralajmeruar edhe diçka të re mes Prishtinës dhe Beogradit në Samitin e Berlinit, por është kundër këmbimit territorial me baze etnike.”I jap meritat Gjermanisë dhe vendeve të tjera që po organizojnë ende takime të tilla për të diskutuar hapat e ardhshëm. Unë shpresoj se do të diskutohet sinqerisht dhe detajisht për hapat e ardhshëm të Serbisë dhe Kosovës dhe se do të ndodhë një përparim, diçka e re … por unë mendoj se historia e ndarjes së territorit përgjatë vijave etnike nuk është e mirë – si nga ana pragmatike, ajo politike, por dhe diplomatike ndaj nuk duhet diskutuar” citohet të ketë thënë zoti Ji.
Për sa i përket sjelljes e Serbisë përballë Rusisë, Ji është i qartë se duhet të vijë momenti që Beogradi të vendosë. “Nuk ka asgjë të gabuar në marrdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, madje nuk ka arsye për të dhënë fund, por nëse Serbia dëshiron të bëhet vend anëtar i BE atëhere duhet ta thotë qartë sepse në të kundërt krijohen tensione politike pasi politika e jashtme duhet të jetë e harmonizuar me atë të BE dhe jo më të ndonjë vendi tjetër partner strategjik alternativ” ka thënë zoti Ji.
Diplomati i lartë amerikan e ka lënë me pas ironine e tij të hollë kur ka rrëzuar shpresat e vendeve të Ballkanit për antarësim në BE në 2025. Sipas tij është e dëmshme të vendosen data pasi kjo u jep oksigjen kleptokratëve dhe të korruptuarve në Ballkan.
Deklaratat e ambasadorit u bënë në një konferencë të quajtur për të zgjidhur të pazgjidhshmen në Uashington organizuar nga Instituti Republikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button